Mickoski: Intensivisht punohet në autostradën Prilep-Manastir, pres që deri në vitin 2027 të përfundohet

Mirëdita edhe nga unë.

Nuk kam çfarë të shtoj më tepër nga ajo që e thanë folësit paraprak, ndoshta është moment personal të them se jam jashtzakonisht i kënaqur që më në fund mundemi të shohim të gjitha punët që bëhen në prapavijë, ndër të cilat është edhe procesi i deminimit, zgjidhja e marrëdhënieve pronësore-juridike, shpronësimi, e gjithë logjistika e cila është e kyçur që ky projekt të fitojë kuptim të vërtetë, e ai është që po fillohet të realizohet puna në teren.  

Është hapur sipërfaqe prej 8 kilometrash në gjithë trasën, e deminuar plotësisht, e zgjidhur pjesa pronësore-juridike siç tha dhe drejtori i NPRRSH-së, në periudhën që vijon dhe ato 350 parcela të mbetura do të zgjidhen në aspektin pronësor-juridik, me rëndësi është se ne praktikisht jemi përpara dinamikës që kishte kompania ndërtimore që të mos e ndalojmë procesin dhe nga ajo që kishim mundësi gjatë bisedës joformale me përgjegjësit ta dëgjojmë është se përafërsisht diku në fund të vitit 2027, afër 3 vite do të jenë të nevojshme që kjo këtu të përfundohet.

Kështu që edhe një herë shfrytëzoj rastin në emrin tim të falënderoj të gjithë pjesëmarrësit në këtë projekt. Falënderoj edhe punonjësit e NPRRSH-së, drejtorin, nënkryetarin e qeverisë, ministrin për transportit, falënderoj të gjithë krerët e komunave nga ky rajon, deputetët që mbështesin punën e kompanisë, Shkëlqesia e saj Ambasadorja Ageler, punonjësit në Behtel dhe Enka, Xhoshin që na informon vazhdimisht dhe punon së bashku me ne për progresin e këtij projekti, gjithë punonjësit në Qeveri, në ministri, në institucione që ndihmojnë pa u kursyer që ky proces të përjetojë atë që sot në mënyrë solemne të fillojmë dhe ajo është që më në fund të fillojmë në terren të realizojmë atë që qytetarët paguajnë përmes buxhetit.

Edhe një herë falënderim të madh edhe për juve mediave që e ndiqni vazhdimisht punën e politikanëve dhe ju inkurajoj që të vazhdoni kështu, sepse vetëm përmes jush mund të afrojmë gjithçka që bëjmë për qytetarët dhe ata të ndjejnë përfitimet nga të gjitha.  

Ju faleminderit.