Të nderuar,
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, së bashku me një ekip qeveritar, realizoi takim me sindikatat e punonjësve shëndetësorë.
Në takim u diskutua hapur për pozitën e mjekëve dhe personelit tjetër shëndetësor. U fol për nevojën e rritjes së pagave, por edhe rritjes së performancës, si dhe barazisë më të madhe në angazhimin e personelit shëndetësor.
Qeveria konfirmoi përkushtimin e saj për respektimin e punës së mjekëve dhe të gjithë punonjësve shëndetësorë, si dhe nevojën për përmirësimin e kushteve të punës dhe disponueshmërinë më të madhe të shërbimeve shëndetësore për qytetarët që kanë nevojë për kujdes mjekësor.
Një nga fushat që u trashëgua ku kushtet janë më të këqija është pikërisht shëndetësia, ku qytetarët patën vërejtje të shumta. Komponenti bazë për kthimin e dinjitetit të profesionit mjekësor është krijimi i kushteve për mjekë dhe personel shëndetësor të kënaqur dhe kjo do të jetë prioritet në këtë dialog, si dhe investimi paralel në objekte dhe pajisje shëndetësore. Në këtë drejtim realizohet projekti për punësimin e 600 specializantëve dhe mjekëve të rinj, vazhdojnë investimet në spitalin e Shtipit, si dhe më shumë procese investuese në më shumë spitale nga kompleksi klinik “Nënë Tereza”.
Dialogu mes Qeverisë dhe Sindikatës vazhdon edhe në periudhën e ardhshme.