CINGO nga Këshilli i Evropës vlerëson bashkëpunimin e Qeverisë me shoqërinë civile

Konferenca  е оrganizatave јoqeveritare ndërkombëtare të Këshillit të Evropës së shpejti do të përgatisë raport për bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë dhe sektorit joqeveritar, ku do të vlerësohet bashkëpunimi i deritanishëm dhe do të jepen rekomandime për përmirësimin e konceptit të bashkëpunimit të ndërsjellë. Këtë paralajmërim sot e bëri kryetari i CINGO-së, Gеrhard Ermisher, në takimin me zëvendëskryeministrin përgjegjës për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai. Raporti do të vlerësojë mënyrën aktuale të përfshirjes së sektorit joqeveritar në procesin e vendimmarrjes së Qeverisë, financimin e sektorit joqeveritar dhe do të identifikojë sfidat e ardhshme. Pas përgatitjes së tij, raporti do t'i dërgohet Qeverisë për mendim dhe më pas do të diskutohet në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës.

Në takim, Zëvendëskryeministri Fetai premtoi rivendosjen e shpejtë të dialogut me organizatat joqeveritare pasi në mars të këtij viti në shenjë proteste ato u larguan nga Këshilli për Bashkëpunimin midis Qeverisë dhe Shoqërisë Civile për shkak të mënyrës së shpërndarjes së mjeteve të destinuara për financimin e sektorit joqeveritar. Fetai njoftoi mysafirët se deri në fund të vitit do të zgjidhen anëtarët e rinj të Këshillit për Bashkëpunim midis Qeverisë dhe shoqërisë civile. Ai tha se axhenda e reformave është prioriteti kryesor i qeverisë, duke vënë në pah veçanërisht luftën kundër korrupsionit, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e bashkëpunimit me sektorin joqeveritar.