Nënkryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për marrëdhënie ndërmjet komuniteteve Ivan Stoillkoviq me urim me rastin e 5 Nëntorit - Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Rome

Duke festuar 5 Nëntorin - Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Rome, e japim kontributin tonë në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e veçorive kulturore të komunitetit rom. Në ditën kur festojmë gjuhën dhe kulturën rome, si pjesë e pandashme e komunitetit global multikulturor në të cilin jetojmë, rikujtohemi se në këtë mënyrë jo vetëm që ruajmë traditën dhe folklorin e romëve, por edhe pasurojmë historinë dhe ardhmërinë e përbashkët, duke i hapur rrugën mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë edhe më të fortë.

Dita Botërore e Gjuhës Rome promovon gjuhën, kulturën dhe arsimin dhe festohet çdo vit më 5 nëntor, ditën kur, duke filluar nga viti 2009, u hodhën hapat e parë drejt njohjes së saj si gjuhë minoritare sipas Kartës Evropiane për Gjuhët rajonale ose të pakicave. Që nga viti 2015, me kërkesë të Republikës së Kroacisë, UNESCO e ka shpallur 5 Nëntorin si Ditën Botërore të Gjuhës Rome.
Pranimi i dallimeve na bën unikë dhe kultivimi i tyre është kontributi ynë në të ardhmen e shoqërisë ku jetojmë - një shoqëri multikulturore për të cilën duhet të jemi krenarë.
Gëzuar 5 Nëntorin - Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Rome!