Zëvendëskryetari Fetai morri pjesë në Konferencën e Platformës WeBER

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut i ngarkuar për politika të qeverisjes së mirë, Arben Fetai, së bashku me panelistët e tjerë si ambasadori i BE-së në Maqedoninë e Veriut E.T Mihalis Rokas, Zëvendësministri i Administratës Publike Laze Jaqimovski dhe Milena Mihajloviç udhëheqëse e ekipit WeBER në Qendrën për Politika Evropiane nga Serbia, mori pjesë në Konferencën e Platformës WeBER të organizuar nga Instituti i Politikave Evropiane (EPI).

Në këtë panel, u diskutua mbi reformën e administratës publike si çelës për zhbllokimin e zgjerimit të BE-së. Fetai, theksoj se, si qeverisje e re, kemi trashëguar një gjendje të rënduar në këtë fushë, me një administratë të stërngarkuar, të politizuar dhe joefektive në shumë segmente.

Për Qeverinë tonë, reforma e administratës publike është prioritet kryesor dhe një nga zotimet themelore në kuadër të agjendës reformuese të dakorduar me Bashkimin Evropian.

Zëvendëskryeministri potencoj se po punohet në disa drejtime për profesionalizimin, depolitizimin, racionalizimin dhe digjitalizimin e administratës, duke përfshirë ligjet e reja për reformën e administratës publike. Kjo do të ndikojë në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies, duke kontribuar gjithashtu në uljen e korrupsionit të nivelit të vogël dhe në përmirësimin e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve.

Nënkryetari Fetai tha se është i bindur se me vullnetin tonë politik dhe përkrahjen e partnerëve tanë strategjikë, do të realizojmë një reformë të suksesshme të administratës publike.