Mickoski: Investimi i ri gjermano-holandez në vlerë prej 8.5 milionë euro dhe 200 vendet e reja të punës në “Brainchild” i konfirmon përpjekjet tona për zhvillimin e ekonomisë dhe inovacioneve në treg

Të nderuar,

Sot kam kënaqësinë që mund të shpallim një investim të ri të cilin e paralajmërova disa javë më pare, qëndrojmë pas fjalës sonë.

Bëhet fjalë për një investim gjermano-holandez që konfirmon përpjekjet tona për zhvillimin e ekonomisë dhe inovacionet në treg.

Kompania “Brainchild” është kompani e themeluar si investim I përbashkët I një grupi investitorësh nga Gjermania dhe Holanda, të cilët janë praktikisht prodhues global i pajisjeve të cilësisë së lartë sportive për sportet në ujë dhe ato me erë. Brendi “Brainchild” në Maqedoni ka themeluar dy kompani edhe atë:

  • “Brainchild Production” dhe 
  • “Brainchild” Prodhimtari 

“Brainchild Production” është kompani që merret me aktivitete kërkimore-zhvillimore të prodhimeve të reja, përmes shfrytëzimit të repromaterialeve unike, me qëllim të krijimit të materialit specificik që është i nevojshëm për prodhimin e pajisjeve sportive në ujë dhe ato me erë.  Pak më ndryshe nga ajo që jemi mësuar deri më tani. Investimi është me vendndodhje në Manastir, në objektin ekzistues me madhësi prej 1500m2. Plani investues përfshin investime në përshtatjen e laboratorisë kërkimore-zhvillimore dhe furnizim me pajisje dhe makineri moderne. Në përputhje me planin afarist, është paraparë që kompania të investojë një shumë totale prej së paku 2.500.000 euro në periudhën prej 5 viteve, me ç’rast janë planifikuar rreth 40 vende të reja pune me kualifikim të lartë.

Nga ana tjetër “Brainchild” Prodhimtari është kompani e cila merret me prodhimin serik të pajisjeve dhe elementeve. Plani i pronarëve është të ndërtojnë një objekt krejtësisht të ri në sipërfaqe prej 3000m2 në zonën industrial Zhabeni në Manastir dhe të punësojnë rreth 200 persona. Sipas planit investues, fillimi i ndërtimit pritet të jetë në vitin 2025, ndërsa gjatë 5 viteve të ardhshme të përfundojë cikli investues prej rreth 8.500.000 euro ose në përgjithsi rreth 11.000.000 euro. Pavarësisht ndërtimit të objektit të ri të vetin, qëllimi i kompanisë është të ruajë dhe përmirësojë labaratorin ekzistues për zhvillimin e prodhimeve të reja dhe proceseve të prodhimit, si dhe testimin dhe krijimin e materialeve të qëndrueshme.

Si pjesë e aktiviteteve për lidhjen me komunitetin lokal, “Brainchild” hapi një shkollë të specializuar për qepjen e materialeve të avancuara, që shërben si qendër trajnimi të veçantë për aktivitetet e planifikuara të kompanisë.

Përveç kësaj, brendi “Brainchild” është forte i përkushtuar për një proces të qëndrueshëm dhe ekologjik, përmes përdorimit të materialeve të ricikluara si lëndë e parë dhe procese që eliminojnë disa praktika standarde të prodhimit të dëmshme për mjedisin.

Vazhdojmë më tej të luftojmë për çdo vend punë dhe për çdo investim që do të mbështesë ekonominë.