Zëvendëskryetari i Qeverisë i angazhuar për sistem politik, Ljupço Dimovski, sot mbajti takim pune me ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Dreksler. Në takim u shkëmbyen mendime dhe qëndrime për aktualitetet politike dhe ekonomike të vendit dhe rajonit, me theks të veçantë në marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve. Gjithashtu u theksua se zbatimi i projekteve strategjike nënkupton forcimin e sovranitetit të vendit, por edhe të BE-së, veçanërisht për hir të integrimit të rajonit në tërësi.
Republika Federale e Gjermanisë mbështet vazhdimisht procesin e anëtarësimit të RMV-së drejt Bashkimit Evropian. Me kalimin e viteve ka patur një vazhdimësi miqësie dhe bashkëpunimi të ngushtë mes dy vendeve, të cilin duam të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe të zgjidhim të gjitha problemet bilaterale përmes dialogut.
Zëvendëskryetari i Qeverisë, Dimovski, falënderoi për mbështetjen e deritanishme nga Republika Federale e Gjermanisë, duke theksuar nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.