Durmishi takon ambasadoren e Mbretërisë së Holandës, Uzlem Xhanel: Fokusi jonë është mbështetja ndaj bizneseve, investimet e huaja dhe tregut të punës

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi realizoi takim me ambasadoren e sapoemëruar të Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Uzlem Xhanel. 

Në këtë takim ministri me ambasadoren biseduan për mundësinë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve. Ministri Durmishi theksoi se fokusi i Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës në periudhën e ardhshme do të jetë në mbështetjen e biznesit, investimet e huaja dhe tregut të punës për çka mbështetja nga Holanda është me rëndësi të madhe për ne. 

Për në fund, ministri Durmishi falënderoi Qeverinë holandeze për mbështetjen e vazhdueshme që ajo e jep për Maqedonisë së Veriut në aspiratat drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe mbështetjen për agjendën reformuese ndërsa u dakorduan që ky bashkëpunim i suksesshëm ndërmjet dy vendeve të vazhdojë edhe në periudhën e ardhshme me intensitet edhe më të lartë.