Mickoski për Shekerinskën: E përgëzova për zgjedhjen Zëvendës sekretare e Përgjithshme e NATO-s, për ne uniteti dhe interesat nacioanele janë para interesave partiake

“Nuk është sekret se në të kaluarën kemi pasur shumë dallime konceptuale kur bëhet fjalë për trajtimin e problemeve aktuale, politikave dhe dallimeve ideologjike – dhe këtë nuk duhet ta fshehim, sepse vijmë nga familje dhe opsione të ndryshme politike. Por si Qeveri, kishim një sfidë për vendimin se kë dhe si do ta mbështesim për zëvendës sekretar të përgjithshëm të NATO-s, pasi që kishte kandidatë nga disa vende. Ne nuk patëm asnjë dilemë këtu, sepse shpesh bëjmë thirrje për unitet dhe dialog me opozitën, por nëse nuk e bëjmë këtë në vepër, ndërsa  thërrasim, atëherë kjo është hipokrizi,” tha Kryetari I Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjejes së gazetarëve.

Kryeministri Mickoski theksoi se për të uniteti  dhe interesat nacionale  janë para interesave partiake, dhe të kesh një maqedonase si Zëvendës sekretare e Përgjithshme në aleancën më të fuqishme dhe më të organizuar në histori është me të vërtetë një nder.

“Prandaj, ne si Qeveri jo vetëm që mbështetëm kandidaturën e Radmilla Shekerinskës, por gjithashtu zhvilluam bisedime aktive me aleatët tanë. Për ne uniteti dhe interesat nacionale janë para interesave partiake, dhe të kesh një maqedonase si Zëvendës sekretare e Përgjithshme në aleancën më të fuqishme dhe më të organizuar në histori është me të vërtetë një nder. Nuk patëm dilemë dhe për këtë dhe është mirë që përfundoi me sukses. Gjatë ditës së djeshme bisedova me Radmilla Shekerinskën, diskutuam, dhe nuk ka dilemë se duhet të bashkëpunojmë dhe të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të ndihmuar Armatën Maqedonase, duke kontribuar kështu për sigurinë dhe për gjithçka që u nevojitet qytetarëve maqedonas,” theksoi Mickoski.