Takimi i zëvendëskryeministrit dhe ministrit Stoillkoviq me u.d. ambasadori kinez Suj Lej

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Ivan Stoillkoviq realizoi takim pune me delegacion nga Ambasada e Republikës Popullore të Kinës në Shkup, të udhëhequr nga Ambasadori, z. Suj Lej.

Në takim u konstatua se marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet dy vendeve bazohen në miqësi dhe bashkëpunim në disa sfera me interes të ndërsjellë, ndërsa zëvendëskryeministri dhe ministri Stoillkoviq dhe Ambasadori Lej shprehën gatishmëri për thellimin e mëtejshëm, veçanërisht në fushën e tregtisë dhe projekteve të infrastrukturës kapitale.

Mes tjerash, zëvendëskryeministri dhe ministri Stoillkoviq e njoftoi u.d. Ambasadorin Lej dhe me funksionimin e Ministrisë së Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive edhe me faktin se duhet të shndërrohet në një institucion që do të punojë në të mirë të të gjitha bashkësive etnike në vend, por edhe me projektet në të cilat po punon si zëvendëskryetar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.Në këtë drejtim, temë e bisedës ishin edhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, ku të dy bashkëbiseduesit shprehën dëshirën për stimulimin e mëtejshëm të tij.

Ambasadori kinez theksoi se vendi i tij është i hapur për bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë dhe qytetarët e Maqedonisë, me theks të veçantë se në mesin e kompanive kineze ka disponim për pjesëmarrje në projekte kapitale, por edhe për zgjidhjen e mundshme të të gjitha problemeve potenciale. Gjithashtu si dëshmi e marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve,  Ambasada e Republikës Popullore të Kinës njoftoi për lehtësimin e regjimit të vizave për qytetarët e Maqedonisë së Veriut edhe për faktin se në të ardhmen vizat e lëshuara do të jenë të vlefshme për pesë vjet.

Në fund të takimit bashkëbiseduesit ranë dakord se bashkëpunimi mes dy vendeve, mbi të gjitha, i bazuar në miqësi shumëvjeçare, është vendimtar dhe se përvoja e Kinës si vend i diversitetit duhet të shërbejë si shembull i mirë në rajon.