Mickoski: Vetëm Filipçe kritikon për kreditet bankare, kam ndjesinë se dikush po e manipulon, sepse lajme pozitive vijnë nga odat, biznesmenët dhe kompanitë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke u përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me kritikat e Kryetarit të opozitës Venko Filipçe për kreditë bankare për ekonominë, deklaroi:

“Epo, ndonjëherë habitem me deklaratat e opozitës dhe kam ndjesinë se dikush po e manipulon rëndë, vështirë për kryetarin e sapozgjedhur të LSDM-së, sepse nga të gjitha odat, nga biznesmenët, nga kompanitë vijnë realisht lajme pozitive, entuziazëm dhe falënderime.

Vetëm kritika nga ai kemi arritur të dëgjojmë, nuk kam çfarë të komentoj, mund ta këshilloj që sa më shpejt të pastrojë ekipet e tij këshilluese, aq më mirë do të jetë dhe do të jetë më mirë edhe për shtetin, sepse do të kemi një opozitë vërtet konstruktive.

Sepse këto lloj mesazhesh, tani duhet t'i komentojmë sepse bëhet fjalë për  partinë më të madhe opozitare, por janë vërtet të çuditshme. Në kuptimin më të vogël, janë të çuditshme”.