Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve tha se gjendja që është trashëguar ka qenë alarmante, duke theksuar se kjo Qeveri është e vetmja Qeveri e cila në proces të formimit ishte e sulmuar nga opozita por edhe nga shoqata dhe organizata sindikale të caktuara.
Gjendja nuk ishte e rëndë, por alarmante. Dhe ndoshta kjo Qeveri është e vetmja Qeveri që është sulmuar nga opozita e sotme, por në të njëjtën kohë e sulmuar nga shoqata të caktuara të qytetarëve, organizata sindikale, se është kundër të drejtave të punonjësve, rritjes së pagave, thotë ai.
Kryetari i Qeverisë Mickoski theksoi se zbrazëtira në Buxhet është e madhe, duke theksuar se vetëm për pagesën e rregullt të pensioneve kanë munguar 5 miliardë denarë, por nuk është harruar që të paguhet avansi për një projekt prej gati 300 milionë euro për një projekt që ende nuk ka filluar.
Zbrazëtira ishte aq e madhe, keqpërdorimet ishin të tilla dhe borxhet e grumbulluara vazhdimisht dilnin në sipërfaqe saqë na shqetësonte dhe po pyesnim veten se çfarë të bëjmë dhe si do ta mbyllim vitin, duke pasur parasysh që kishte mungesë të mjeteve për pagesa të rregullta. Mosdisciplina, demotivimi në administratë, morali ishte në nivel të ulët, kuadrot nga qeverisja e kaluar e LSDM-së dhe BDI-së ende ishin të shpërndara nëpër institucione.
Vetëm për pagesën e rregullt të pensioneve nga Buxheti kanë munguar 5 miliardë denarë. Pikërisht 5 miliardë denarë në Buxhet. Por nuk u harrua të paguheshin avanset për projektet që nuk filluan kurrë. Ja për shembull, nuk u harrua të paguhen gati 300 milionë euro për një projekt kyç, që duhej të vinte kjo Qeveri, që të zhbllokojë të gjitha projektet dhe të mund të vazhdonte ai projekt dhe kjo të vërehet. Ky është projekti që në të ardhmen do të lidhë Gostivarin me fshatin Bukojçan dhe Prilepin me Manastirin, theksoi ai.
Ja unë e ftoj prokurorin publik të hyjë dhe të shohë kush është nënkontraktor i aksit nga Gostivari në Bukojçan dhe nëse ai nënkontraktor është pronar i një shtëpie të njohur që e njeh e gjithë Maqedonia në një vend rural në Maqedoninë perëndimore, afër Tetovës. Dhe a iu hoq licenca atij nënkontraktori për shkak se i ishte shembur ura sepse ai "rastësisht" ishte nënkontraktor në një projekt tjetër në hekurudhën që është pjesë e Korridorit 8. Ura e tij u shemb, theksoi Kryeministri dhe ftoi sërish prokurorin publik të hetojë të gjithë rastin nëse është gati.
Kryeministri Mickoski shtoi që me rebalancin e Buxhetit, Qeveria ka siguruar edhe 1 miliard denarë për k15 të të punësuarve në administratë.
Po ashtu, meqë jemi për të drejtat e punonjësve, 1 miliard denarë kanë munguar për K15-shin. Nuk e kanë paraparë në Buxhet, me ribalancin që ua kemi siguruar, 1 miliard denarë tani në dhjetor do t'u paguhen më shumë se 83 mijë të punësuarve në administratën publike, shtoi Mickoski.
Kryeministri Mickoski theksoi se Qeveria e kaluar e LSDM-së dhe BDI-së ka bllokuar gjysmë miliardë euro para të siguruara nga BEI për projektet komunale nëpër komuna, sepse një numër i madh i kryetarëve të komunave janë nga VMRO-DPMNE-ja, duke theksuar se ministri aktual i Mjedisit Jetësor Mexhti e ka zhbllokuar këtë proces sepse ato para janë për projekte për qytetarët.
Kjo Qeveri ka siguruar afër 500 milionë euro investime në të gjitha komunat në të gjithë Maqedoninë, pavarësisht nëse kryetari i komunës është nga BDI, LSDM, VMRO-DPMNE, ZNAM, i pavarur, VLEN do të thotë se nuk zgjedhej. Ndërsa e dini se çfarë po bënte qeveria e kaluar, sepse prisja të flitej për Ministrinë e Mjedisit Jetësor, 50 milionë euro të marra, të miratuara nga Banka Evropiane për Investim për projekte për infrastrukturën komunale, tubacionet e ujit, kanalizimet, ishin të bllokuara sepse kryetarët pjesa më e madhe ishin pjesë e opozitës në atë kohë. Ndërsa tani, ministri Izet Mexhiti e zhbllokoi procesin, pa marrë parasysh se do të ketë përdorues nga parti të ndryshme politike, kjo është për qytetarët. Gjysmë miliardë euro për qytetarët.
Kur flisnim për këtë valë investimi, atëherë të gjithë thoshin se do të ketë pastrim partiak, ne që thamë që edhe ata që nuk kanë përgatitur dokumentacionin e projektit, dhamë një afat shtesë deri më 15 nëntor për ta dorëzuar dhe do ta marrin. Këtu do të ketë projekte në Likovë, Zhelinë, Tetovë, Shtip, Strumicë, Strugë, Dellçevë, Probishtip, Vrapçisht dhe Bogovinë. Por, për fat të keq, disa politikanë ende jetojnë në kohën e 100 viteve më parë, në vend që të shikojnë përpara për 100 vjet, tha Mickoski.
Kryeministri Mickoski shtoi edhe se prokurori publik duhet të hetojë punën në KXE Manastir, sepse siç tha ai atje borxhi është 5 miliardë denarë.
Nuk ishin paraparë paga në disa ndërmarrje dhe institucione publike. Por meqë e përmendët KXE Manastir, borxhi është 5 miliardë denarë. Dhe ja ku po e ftoj përsëri prokurorin publik nëse nuk është në ankth, me temperaturë më të lartë, me ngërçe në stomak, të hyjnë në kompani dhe të hetojnë si instant kompani, unë do t'u jap adresat nga zonat rurale në Maqedonisë perëndimore, që brenda natës bëhen milionerë, ja unë do u’a jap adresat, emrin dhe mbiemrin e pronarëve të atyre kompanive.