Durmishi takohet me biznesmenët shqiptarë në Danimarkë, në fokus investimet e huaja dhe zhvillimi ekonomik

Në fokus të ekonomisë vendore, rritjen e investimeve të huaja në vend si dhe krijimin e vendeve të reja të punës për të ulur kështu papunsinë në vendin tonë, ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi sot ka takuar biznismenë shqiptarë në qytetin e Kopenhagës në Danimarkë. Ministri Durmishi bisedoi për shumë tema të rëndësishme në sferën ekonomike, sfidat në të cilët ato hasin dhe lehtësimin që qeveria e re ndërmerr për të eliminuar barierat burokratike për të gjithë investitorët e huaj. 

Ministri theksoi se ata duan ta zhvillojnë ekonominë vendore prandan edhe ka zona të lira ekonomike. Po krijojm kushte të favorshme për të gjithë biznesmenët, për kompanitë tona, për qytetarët tanë dhe kështu ta përmirësojmë standartin e jetesës. tha mes tjerash Ministri Durmishi.