Mickoski: Qeveria e mëparshme me vetëdije i shkaktoi shtetit dëm milionësh duke ndërprerë në mënyrë të njëanshme një koncesion në Maqedoninë Juglindore

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10D, theksoi se Qeveria ka vendosur që të ketë qasje të fuqishme në ndërtimin e këtyre korridoreve në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi t'i përdorin ato dhe në të njëjtën kohë që shteti të mbrohet dhe të mos paguajë miliona gjoba siç u soll Qeveria e mëparshme, e cila në mënyrë të njëanshme ka ndërprerë koncesionin dhe tani duhet të paguhen miliona.

“Ajo të cilën e hasëm, dhe ishte ndërlidhur me ndërtimin e një pjesë të korridoreve 8 dhe 10D, nuk ishte asgjë më shumë se një kontratë e nënshkruar, paradhënie të paguara në vlerë, në atë kohë përafërsisht 15-16, mendoj përafërsisht 17 miliardë denarë, punë në terren zero dhe me kujdes kjo ishte shumë e rëndësishme. Mbledhja e parë e Qeverisë, goditja e parë, Qeveria teknike në krye me Talat Xhaferin vendosi vetë, pra pezulloi Kuvendin, Kuvendi nuk ekziston, vendosi rritjen e kontratës përafërsisht 300-400 milionë euro. Pse? Sepse kanë konstatuar se traseja të cilën vetë e kanë përcaktuar, e kanë trasuar dhe e cila çon mes dhe i lidh Gostivarin me fshatin Bukojçan, kalon në perimetrin e shpellës "Ubavica" dhe kjo do të thotë se do të duhet të zhvendoset dhe që automatikisht do të thotë rreth 400, diçka e tillë në mos gaboj, miliona euro plus. Pra, atyre miliardë e 300, 400 milionë euro të tjera plus. Qeveria teknike e nënshkruar nga Talat Xhaferi”, theksoi Mickoski dhe shtoi se nëse shteti e braktis ndërtimin sipas kontratës së nënshkruar, do të thotë humbje e garantuar në arbitrazh dhe plus së paku 350-400 milionë euro.

“Ky është një fakt. Pra nuk janë një miliardë e 300, por një miliardë e 700. Dhe këtu nuk përfshihen shpenzimet e shpronësimit, ato paguhen nga NP “Rrugët e Shtetit”, këtu nuk përfshihen kostot e dislokimit të infrastrukturës, linjave të transmetimit etj. tubacionet dhe të ngjashme. Këtu nuk përfshihen kostot për pastrimin e rrugëve, prerjen e pemëve, etj. Kur të gjitha këto t'i vendosësh në një paketë, mbase shuma më modeste do të jetë mbi 2 miliardë euro, sepse sipas marrëveshjes, është barë për shtetin. Dhe nëse e lexoni atë marrëveshje, do të shihni se në fund të fundit nëse tërhiqeni, do t'ju duhet ta udhëhiqni procesin diku në Britaninë e Madhe, sepse ligjet janë të zbatueshme të Mbretërisë së Bashkuar dhe Uellsit të cilat janë një lloj ligji krejtësisht i ndryshëm. Nuk është pjesë të se drejtës kontinentale, juristët e kuptojnë më mirë se unë. Jo, këtu. Ne tërhiqemi nga projekti, nuk do ta ndërtojmë dhe përfundojmë me kaq. Humbje e garantuar nga arbitrazhi të paktën 350-400 milionë euro shtesë. Më së paku është kjo që ju tregova”, nënvizoi Mickoski.

Mickoski shtoi se për këto arsye Qeveria vendosi që autostrada të ndërtohet sa më shpejt dhe të mos përsëriten gabimet e Qeverisë së kaluar, e cila në mënyrë të njëanshme e ndërpreu koncesionin dhe me vetëdije i shkaktoi shtetit dëm miliona dollarësh.

“Dhe pastaj u ulëm dhe analizuam. Çfarë vendosëm? 250 milionë të paguara, një kontest nga 350 milionë gjithsej 600-700 milionë do të duhet të paguajë shteti dhe më parë kishim informacion për një rast të tillë ku Qeveria në mënyrë të njëanshme në një mbledhje të Qeverisë ndërpreu një tjetër koncesion në Maqedoninë Juglindore, një proces që çon në arbitrazh, një proces që është në arbitrazh, të cilin e fiton pala dhe që tani falë kësaj Qeverie, dëmi që duhet paguar është 10-15 herë më i ulët. Këtu janë të pranishëm deputetë që e dinë se për çfarë procesi arbitrazhi e kam fjalën. Sepse u anulua me një ligj që është nën “lex specialis”, pra ligji për koncesionet dhe partneritetet publiko-privat. Kjo është përafërsisht pesha e gjithë kësaj. Ai dëm është bërë qëllimisht, të cilin qytetarët tash do ta paguajnë me miliona”, theksoi Miskoski dhe shtoi:

“Ne kemi vendosur me të gjitha rreziqet dhe plumbat e mundshëm politik që do të marrim të hyjmë fuqishëm në proces dhe të përveshim mëngët dhe të realizojmë, punojmë dhe këtë po e bëjmë.

Sot janë të hapura 10 kilometra në të paktën dy trase. Dy të tjerat nuk munden sepse njëra, nga Trebenishta deri në Qafë Thanë, një pjesë e madhe e trasesë është në perimetrin e mbrojtur nga UNESCO, dhe 95% e trasesë është tokë private, ndërsa tjetra nga Tetova në Gostivar për shkak të instalimeve që ende nuk janë vendosur, ujësjellësit, sistemet hidromelioruese etj. kjo është teme tjetër. Fizikisht nuk mund të niset, përndryshe do të fillonim nesër dhe do ta përfundonim sa më shpejt që qytetarët ta shfrytëzonin, duke mos paguar gjoba”.