Takimi i zëvendëskryeministrit dhe ministrit Stoilkoviq me ambasadorin austriak Pamer

Nënkryetari i Qeverisë së RMV-së dhe ministër në Ministrin e Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq, sot ka zhvilluar një takim pune me një delegacion nga Ambasada e Republikës së Austrisë në Shkup, i kryesuar nga ambasadori, z. Martin Pamer.

Gjatë këtij takimi u shkëmbyen mendime dhe qëndrime për çështjet aktuale politike dhe ekonomike në të dyja vendet, me fokus në marrëdhëniet ndërmjet bashkësive që jetojnë në vend. Stoilkoviq dhe Pamer shprehën bindjen se marrëdhëniet miqësore midis dy vendeve do të vazhdojnë të zhvillohen edhe në të ardhmen.

Zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviq, ndër të tjera, ka informuar ambasadorin Pamer për funksionimin e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, duke theksuar faktin se kjo ministri duhet të shndërrohet në një institucion që punon në të mirë të të gjitha bashkësive etnike në vend. Ai gjithashtu e njohu me projektet në të cilat është angazhuar si zëvendëskryeministër në Qeverinë e RMV-së.  

Në këtë kontekst, temë diskutimi ishin edhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se ekonomia nuk është vetëm një sfidë, por edhe një nga pikat më të rëndësishme dhe kyçe për përparim. Theks u vendos edhe në përmirësimin e shkëmbimeve ekonomike ndërmjet dy vendeve dhe rritjen e nivelit të tyre.

Në fund të këtij takimi, të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve është jashtëzakonisht i rëndësishëm, veçanërisht mbështetja që vendi ynë merr nga Austria për proceset reformuese të lidhura me integrimet evropiane, të cilat, siç u theksua, duhet të mbeten një prioritet edhe në të ardhmen.