Të nderuar përfaqësues të mediave,
I nderuar publik maqedonas,
Sot patëm mbledhjen e rregullt të Këshillit për investime të huaja.
Më duhet të theksoj kënaqësinë që për më pak se 6 muaj kanë filluar negociatat, kanë përfunduar negociatat dhe janë miratuar apo vënë gurrëthemele të 8 investimeve të reja, të cilat janë me vlerë mbi 700 milionë euro dhe që potencialisht do të punësojnë rreth 2800 qytetarë maqedonas.
Javën e kaluar zyrtarisht filloi ndërtimi i fabrikës për bateri elektronike të veturave të kompanisë belge “Avesta Battery and Energy Engineering” në ZZHTI Kërçovë.
Në gjashtë muajt e kaluar janë realizuar edhe investime të tjera të reja të huaja, si ajo e "Alkazar Energy" që kemi filluar në fillim të mandatit tonë, për ndërtimin e turbinave me erë në komunat Radovish, Shtip dhe Karbinci.
- më pas, investimi i “Epsoteh” për ndërtimin e një qendre kërkimore zhvillimore,
- investimi në prodhimin e frenave për mjete hekurudhore të përfaqësuesit amerikan "Webtech”, për këtë jemi dakorduar gjatë vizitës sonë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Uashington. Këtu kemi një rregullim të vogël, i cili duhet bërë në legjislacionin që do të vijojë në periudhën që kemi përpara dhe shpresoj që së shpejti ta fillojmë atë investim së shpejti, me realizimin dhe vënien e gurrëthemelit. Bëhet fjalë për 35 milionë euro,
- më pas një investim për prodhimin e baterive litium-jon nga kompania gjermane “BMZ Group” me vlerë prej 65 milionë euro dhe 700 vende të reja pune,
- atë të cilin e paralajmëruam pak kohë më parë, investimi i “Brainchild”,
- më pas së bashku në një tjetër cilësi këtu dhe atje si drejtor i “Kostel”-it, shpallëm një investim në periudhën në vijim prej rreth 50 milionë euro dhe 250 vende të reja pune të zotit Viktor Mizo.
- më tej, investimi i "AD BAU International",
- si dhe investimi, të cilin e përmenda tashmë në "Avesta Battery and Energy Engineering".
Këto investime kontribuojnë drejtpërdrejt në nxitjen e rritjes ekonomike të vendit, si dhe në nxitjen e zhvillimit ekonomik lokal.
Po ndërtojmë një politikë që nënkupton përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve. Diçka që paraqet prioritetin kryesor të kësaj Qeverie.
Ndryshe, vazhdojmë të punojmë në realizimin e projekteve dhe përmbushjen e premtimeve që i kemi dhënë qytetarëve. Qëllimi ynë është ta përsëris, diçka që e kam thënë shumë herë në të kaluarën, është të arrijmë këtë vit në 1 miliardë investime të huaja direkte historike, që mendoj se është një synim i arritshëm dhe për kokë banori për të qenë më të mirët në rajon apo ndër të paktët liderë në Evropë.
Po flasim për të vetmen taksë për të cilën mendojmë për momentin, e ajo është ajo që duhet të harmonizohet me legjislacionin maqedonas lidhur me taksën globale të korporatave, diçka për të cilën praktikisht të gjithë investitorët e huaj janë të vetëdijshëm. Është e pranuar prej tyre, dhe ne mendojmë se është korrekte dhe e drejtë për qytetarët maqedonas, që ato kompani që realizojnë fitim këtu, të cilat janë të mirëseardhura, sigurisht që janë pjesë e ekonomisë maqedonase, që ato 5 për qind më shumë se taksa jonë e sheshtë prej 10 për qind t'i paguajnë në buxhetin tonë të Maqedonisë, për qytetarët e maqedonisë dhe investitorët e huaj që i plotësojnë këto kushte, dhe kushtet e dini janë të ndara në tri shtylla mbi 750 milionë euro qarkullim global, mbi 10 milionë në vend të ketë qarkullim dhe mbi një milionë euro fitim këtu në Maqedoni.
Kjo është në fushën e investimeve të huaja. Por nuk I harrojmë edhe ato vendase. Këtu duhet përmendur se mbi 250 milionë euro, kredinë që kemi nënshkruar me Hungarinë, gjegjësisht me Bankën Hungareze për Eksport, së shpejti do t'i vihet në dispozicion ekonomisë dhe kompanive maqedonase. Ju e dini se norma e interesit tashmë është përcaktuar, ajo është shumë më e ulët në rajon dhe ne vlerësojmë që bëjmë shumë jo vetëm për kompanitë e huaja por edhe për kompanitë vendase, dhe synimi është të sigurojmë një zhvillim të qëndrueshëm të shtetit dhe të ofrojmë kushte më të mira për qytetarët.
Dallimi në krahasim me të kaluarën është i dukshëm. Në të kaluarën, sipas dëshmive të shumë investitorëve, duhet të them se janë diskutuar për çanta, provizione, por duhet të them se ka pasur edhe dyshime të bazuara për një lloj tjetër shantazhi.
Tani po flasim për projekte të cilat mund t'i fitojë shteti dhe qytetarët. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këtë mënyrë, sepse synimi ynë është të përmirësojmë standardin e jetesës së të gjithë qytetarëve. Dhe besoj se ndryshimet do të ndjehen edhe më shumë në periudhën e ardhshme.