Ministri Durmishi pjesë e konferencës njëditore, e titulluar “Fuqizimi i gjeneratave të ardhshme: Roli i edukimit ekonomik në zhvillimin e qëndrueshëm

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi morri pjesë në konferencën njëditore, e titulluar “Fuqizimi i gjeneratave të ardhshme: Roli i edukimit ekonomik në zhvillimin e qëndrueshëm”, e cila organizohet nga Instituti Alternativa Liberale si pjesë e Programit të Edukim Ekonomik, me mbështetjen e Iniciativës së Bazave Ekonomike nga SHBA.

Qëllimi kryesor i projektit është të ndihmojë në ngritjen e standardeve të edukimit ekonomik në Maqedoninë e Veriut në veçanti tek të rinjtë, kryesisht nxënësit e shkollave të mesme dhe studentët. Por programi synon të përfshij të gjitha palët e interesit në drejtim të përmirësimit të edukimit ekonomik të popullatës që do rezultojë me të pasurit qytetari më të ndërgjegjshme. Për këtë qëllim, LAI ka bashkëpunuar me partnerët në vend dhe ato ndërkombëtarë për të maksimizuar ndikimin e projektit, duke shfrytëzuar ekspertizën e partnerëve në ofrimin e projekteve edukative dhe të kuptuarit e tyre për mjedisin operativ lokal.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës, të gjitha kapacitetet dhe shërbimet i ka vendosur në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, të mbështetjes së kompanive që të ballafaqohen me ndryshimet e mëdha si dhe mbështetje direkte po i jep kompanive të vogla dhe të mesme në drejtim të përgatitjes së personelit dhe përforcimit të kapaciteteve të tyre jo vetëm zhvillimore, por edhe teknologjike. Ministri Durmishi inkurajoi sipërmarrësit e rinj, studentët, nxënësit e shkollave të mesme, bizneset që të investojnë në edukimin ekonomik sepse brenda një kohe shumë të shkurtër jo vetëm që do të kthejnë investimin në fitim, por do të krijojnë një shprehi ekonomike financiare të bazuar në edukim. Investimi në edukim të shpie në investim kapital dhe zhvillimor që do të çojë përpara ekonominë vendore dhe do të ndryshojë standardin e jetesës së qytetarëve!