Durmishi: Inspektim i jashtëzakonshlm në marketet, nëse nuk ulen çmimet e produkteve ushqimore bazë, do të ndërmarrim masa më rigoroze

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi sot mbajti konferenc për media në të cilën informoi për aktivitetet që do t’i ndërmarrë Ministria e Ekonomisë dhe Punës për rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë.

Në shtojcë Ju dërgojmë fjalimin integral të ministrit Durmishi: 

 

Ministria e Ekonomisë dhe Punës, dhe unë, si ministër, që nga fillimi i mandatit tim kam thënë se një nga qëllimet kryesore në të cilat do të punoj do të jetë përmirësimi i standardit të jetesës së qytetarëve. 

Dhe këtë e treguam në vepër në fillim të vjeshtës duke miratuar masat për kufizimin e marzhit fillimisht te pajisjet shkollore, e më pas te disa nga produktet ushqimore bazë. 

 

Me këtë masë, siç thashë dhe siç treguan statistikat, kemi arritur gjatë kohëzgjatjes së masës të ulim shenzimet e qytetarëve deri në 3.000 denarë në bazë të dy masave.

Thamë se do të vazhdojmë në këtë drejtim me masa që do të nënkuptojnë jetë më të mirë për qytetarët.

Dhjetë ditë më parë, së bashku me odat ekonomike, tregtarët, shpërndarësit dhe prodhuesit, shpallëm aksionin e Shportës së Vitit të Ri. 

Një aksion që synonte përmes përgjegjësisë shoqërore gjatë festave të Vitit të Ri t'i ulim shpenzimet e jetesës së qytetarëve duke ulur çmimet e disa prej produkteve më të shitura gjatë festave të Vitit të Ri.

Ajo që ramë dakord në takimet dhe morëm garanci nga prodhuesit dhe tregtarët dhe shpërndarësit është se para fillimit të aksionit nuk do të ketë rritje drastike të çmimeve të këtyre produkteve që ata do të ofrojnë dhe çmimet e produkteve që nuk janë në listën e produkteve në shportën e Vitit të Ri nuk do të rriten në mënyrë drastike.

Aksioni i Vitit të Ri, siç e pamë në ditët e para, filloi me sukses, për disa produkte në shportë ulja e çmimit ishte mbi 10%  dhe numri i produkteve të ofruara nga kompanitë në shportën e Vitit të Ri rritej për çdo ditë.

Por kjo nuk ndodhi me produktet e tjera, çmimet e të cilave në disa prej produkteve ushqimore bazë janë rritur në mënyrë drastike.

Qeveria dhe unë si ministër i Ekonomisë dhe Punës nuk do të tolerojmë sjelljen e tregtarëve dhe rritjen e çmimeve të produkteve të caktuara në kurriz të uljes së çmimeve të produkteve të tjera që ata i propozuan në Shportën e Vitit të Ri.

Dje, pas përfundimit të seancës së Qeverisë, pas detyrës që morëm, menjëherë mbajtëm takim me Drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vllatko Stojkoski.

Siç dhashë udhëzim në koordinim me drejtorin, inspektorët e Inspektoratit Shtetëror të Tregut prej sot në mëngjes janë përforcuar kontrollet e marketeve dhe po bëhen analiza se si kanë lëvizur çmimet e produkteve ushqimore bazë në tre muajt e fundit, respektivisht se sa janë shtrenjtuar produktet që nuk janë në Shportën e Vitit të Ri.

Dëshiroj t'u bëj thirrje të gjithë faktorëve në të gjithë këtë proces, prodhuesve, shpërndarësve dhe tregtarëve, të tregojnë përgjegjësinë shoqërore për të cilën po flisnin kur me propozimin e tyre krijuam aksionin e Shportës së Vitit të Ri.

 

U bëj thirrje t'i korrigjojnë çmimet e atyre produkteve që janë më të nevojshme gjatë kësaj periudhe të festave të Vitit të Ri dhe t'u dalin në ndihmë qytetarëve.

Nuk do të lejoj dhe as nuk do të toleroj të bëjnë truke dhe t'i mashtrojnë qytetarët gjatë festave.

Nuk mundet ajo që atyre u është dhënë si e drejtë dhe mundësi për disa produkte tani ta kompensojnë atë me rritjen dramatike të disa produkte të tjera që përdoren nga qytetarët si vaji, buka, qumështi, produktet e qumështit, sheqeri, kripa e kështu me radhë, vezët e kështu me radhë. 

U bëj thirrje zinxhirëve të mëdhenj tregtarë të rishqyrtojnë sjelljen e tyre, përndryshe do të përdor të gjithë mekanizmat që kemi dhe do të marrim një vendim me qëllim të mbrojtjes së standardit të qytetarëve.

Inspektorati Shtetëror i Tregut është në terren për një inspektim të jashtëzakonshëm dhe në bazë të të dhënave që do të marrim prej tyre, do të varet se çfarë vendimi do të merret, nëse tregtarët do të korrigjojnë veten dhe veprimi i shportës së Vitit të Ri do të mbetet apo do të detyrohemi të marrim vendim për ngrirjen e çmimeve apo marzheve.

Kjo varet më së shumti prej tyre. 

Ne donim të tregonim vullnet të mirë dhe të kontribuojmë bashkërisht që qytetarët t'i kalojnë festat e Vitit të Ri me shpenzime më të ulëta, por kjo nuk është kështu.

Qytetarët shohin se çfarë ndodh me çmimet, ata janë inspektorët më të mëdhenj të këtij aksioni, kështu që nëse tregtarët vazhdojnë me këtë sjellje, siç edhe paralajmëruam, do të miratojnë masa më rigoroze siç janë ngrirja e marzheve ose e çmimeve.