Ju informojmë se sot në Ministrinë e Transportit u mbajt Mbledhja e Rregullt Vjetore e Aksionarëve të SHA MEPSO.
Në këtë mbledhje u shqyrtua Raporti Financiar Vjetor dhe Raporti Vjetor për punën e SHA MEPSO për vitin 2023, si dhe puna e Bordit Drejtues dhe Mbikëqyrës të Shoqërisë për vitin 2023.
Në mbledhje u theksua se prioritet në punën e kompanisë i jepet menaxhimit efikas të sistemit të transmetimit të energjisë elektrike përmes zhvillimit optimal dhe të qëndrueshëm të kompanisë.
Gjithashtu, u konstatua se Shoqëria Aksionare, me punën e saj financiare, ka konsoliduar gjendjet e trashëguara përmes uljes së shpenzimeve joproduktive dhe forcimit të kapaciteteve të kompanisë përmes projekteve zhvillimore.
Në mbledhje u informua për ndërprerjen e kontratës për ndërtimin e linjës së tensionit të lartë 400 kilovolt ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë, për shkak të progresit shumë të dobët të punës nga ana e kontraktorit. U theksua se SHA MEPSO po punon për procesin e ritenderimit sipas rregullave të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si huadhënës për realizimin e këtij projekti kapital.
Gjithashtu, në mbledhje u informua për projektet kapitale që do të realizohen vitin e ardhshëm, mes të cilave ndërtimi i nënstacionit Ohër, ndërtimi i një nënstacioni të ri në Dubrovë, modernizimi i rrjetit të transmetimit Veles-Shkup 4, rrjeti i transmetimit Manastir 1-Prilep 1, rrjeti i transmetimit nga Gostivari në Sopotnicë, një pjesë e kapacitetit të transmetimit në Maqedoninë Juglindore përmes ndërtimit të nënstacionit të ri në Miletkovë, si dhe instalimi i sistemit të ri SCADA në qendrën dispeçerike.
Ministria e Transportit është aksionari i vetëm i SHA MEPSO në pronësi shtetërore.