Zëvendëskryeministri dhe ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, sot ka zhvilluar një takim pune me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Malit të Zi, Andrija Mandiq, i cili do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e sotme me rastin e Shën Savës - festës kombëtare të bashkësisë etnike serbe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Takimi u mbajt në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, ku u diskutuan disa tema aktuale me interes për të dyja shtetet, të cilat do të forcojnë më tej marrëdhëniet tashmë të mira.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se marrëdhëniet e mira mundet dhe do të kultivohen dhe se duhet të mbështetemi tek njëri-tjetri si dhe bashkëpunimi të ruajë nivelin e deritanishëm.
Nënkryetari dhe ministri Stoilkoviq, ndër të tjera, e informoi kryetarin e kuvendit malazez Mandiq me punën e kryer deri më tani dhe me planet e ardhshme për punë, pas çka të dy bashkëbiseduesit arritën në përfundimin se, përveç prioriteteve të përbashkëta ndërmjet dy vendeve mike, ekzistojnë edhe shumë pika për të cilat mund të bisedohet dhe mbi të cilat mund të punohet së bashku në të ardhmen.
Me respekt,