Nënkryetari i Qeverisë së RMV-së dhe ministri për Marrëdhëniet Ndërmjet Bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq, sot zhvilloi një takim me perlën e notit maqedonas, shpresën e re të këtij sporti, Nikola Gjuretanoviq, i cili tashmë po thyen rekorde edhe në kategorinë e seniorëve dhe paralajmëron një të ardhme të ndritur.
Në takim me këtë djalosh të talentuar, ndër të tjera, u bisedua për arritjet e tij deri më tani, si dhe për objektivat dhe planet e tij të ardhshme. Gjuretanoviq, me mbi 30 rekorde shtetërore në karrierën e tij të deritanishme, është lider në sport ndër bashkëmoshatarët, një frymëzim për shumë të rinj dhe një ambasador i vërtetë i notit maqedonas. Pikërisht për këtë arsye, siç theksoi ministri Stoilkoviq, u mbajt ky takim.
"Një talent i tillë jo vetëm që duhet mbështetur, por duhet edhe motivuar për të vazhduar zhvillimin e tij. Me gjithë respektin për punën dhe rezultatet e tij, mund të them se do të bëj gjithçka që është në fuqinë time, para së gjithash, si njeri, që ky djalë të marrë mbështetjen që meriton. Ajo që mund të premtoj është se në periudhën e ardhshme ai do të marrë një bursë njëvjeçare nga Partia Demokratike e Serbëve në Maqedoni", deklaroi pas takimit nënkryetari dhe ministri Stoilkoviq.