Mickoski: Negotina u bë me treg të ri të mbyllur, si dhe me infrastrukturë të re komunale

Mirëdita edhe nga unë.  
Unë me të vërtetë nuk kam çfarë të shtoj mbi atë që më parë e thanë kryetari i komunës dhe ministri. Është e rëndësishme që projektet të realizohen, ngadalë por sigurt dimri po përfundon, po fillon pranvera dhe me pranverën edhe sezoni i ndërtimit, me një ritëm edhe më të shpejtë të realizimit të investimeve kapitale, veçanërisht të projekteve infrastrukturore si këto.  

Do ta shfrytëzoja këtë rast për të uruar kryetarin e komunës, ministrin, deputetin, administratën e Komunës së Negotinës, këshilltarët dhe të gjithë ata që janë të përfshirë në aktivitetet që synojnë të realizojnë edhe një projekt më shumë për Negotinën dhe në emër të kësaj të realizojnë më shumë për nevojat e qytetarëve të Negotinës, duke përmirësuar kushtet e jetesës.  

Ky është praktikisht roli i kryetarit të komunës, i deputetit, i kryeministrit, i ministrit, i këshilltarëve, i njerëzve që punojnë në administratën lokale dhe unë vlerësoj se kjo sinergji funksionon në mënyrë të përkryer. Në këtë kontekst, dua të theksoj se një pjesë e projekteve tashmë janë realizuar me buxhetin komunal, një pjesë janë financuar nga thirrja e parë e shpallur nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe tani është shpallur edhe thirrja e dytë. Në bisedë me kryetarin e komunës, konstatuam se ka projekte të përgatitura me vlerë shumë më të madhe se ajo që do të financohet në këtë thirrje të dytë, që do të thotë se kemi projekte edhe për thirrjen e tretë dhe të katërt.  

Sa i përket projekteve që do të financohen dhe këtu kryetari i komunës mund të më korrigjojë nëse gaboj, bëhet fjalë për rreth 150 milionë denarë në thirrjen e dytë, ndërsa edhe 150 milionë denarë të tjera do të financohen përmes projektit dhe thirrjes së shpallur nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale për projekte infrastrukturore në Komunën e Negotinës, përveç kësaj, duhet të theksohet se në mbledhjen e djeshme të Qeverisë u miratua projekt për rikonstruksionin e plotë të rrugës “29 Nëntori” me vlerë prej 36.5 milionë denarë.  

Ky rikonstruksion përfshin kanalizimin atmosferik dhe fekal, një mur mbajtës dhe asfaltim. Pra, përveç atyre 150 milionëve, kemi edhe 36.5 milionë denarë të reja për Negotinën, që tregon se atë që e premtojmë para qytetarëve edhe e realizojmë. Kështu do të vazhdojmë të punojmë edhe në të ardhmen, Maqedonia duhet të jetë sërish e qytetarëve të saj, ndërsa Negotina duhet të jetë përsëri e negotinasve.