Mirëdita edhe nga unë,
Së pari, siç e kërkon rasti, më lejoni ta uroj festën e 8 Marsit dhe të shpreh urimet e mia të sinqerta për lumturi për të gjitha zonjat që sot e festojnë këtë ditë, këto momente janë vërtet të rëndësishme kur, në rrethin e më të afërmve dhe brenda familjeve, mund ta shënojmë këtë festë. Gjithashtu, qytetarëve këtu në Sveti Nikollë do të doja t’u shpreh urime të sinqerta për sukses dhe t’i përgëzoj për festën e Todoricës, të cilën e përmendi edhe vetë kryetari i komunës, si dhe për të gjithë ata që festojnë emrin, festën, etj. T’i uroj dhe t’u dëshiroj shumë shëndet, lumturi dhe sukses në jetë.
Sot është një ditë e veçantë këtu në Sveti Nikollë dhe me të vërtetë, këtë ditë donim ta shfrytëzonim për t’u shoqëruar me qytetarët edhe të kalojmë disa projekte që financohen nga komuna dhe qeveria për banorët e Sveti Nikollës dhe besojmë se thirrja e dytë, ashtu siç e përmendi edhe kryetari i komunës, do të sigurojë mbi 2 milionë euro në dispozicion. Një pjesë e madhe e nevojave që në të kaluarën nuk janë zgjidhur për qytetarët e Sveti Nikollës tani do të zgjidhen.
Prandaj, nuk kam çfarë të shtoj në atë që tha kryetari i komunës për sa i përket buxhetit për realizimin e projekteve dhe cilat projekte bëjnë pjesë këtu. Vetëm mund të them se Maqedonia po ndërtohet. Pas 7 vitesh shkatërrimi, poshtërimi, turpërimi dhe plaçkitjeje të organizuar, më në fund kemi një situatë ku në Maqedoni po ndërtohet dhe ne jemi këtu për ta shënuar gjithë këtë.