Nikolloski: Japim mbështetje të fuqishme për Studeniçanin, përmes Ministrisë së Transportit po përmirësojmë rrugët në komunën

Ministria e Transportit jep mbështetje të fuqishme për komunat për realizimin e projekteve infrastrukturore. Në komunën e Studeniçanit, me mjete nga Ministria e Transportit, tashmë punojmë për përmirësimin e rrugëve lokale në vendbanimet dhe këto mjete janë jashtë atyre 100 milionë eurove që Qeveria ka siguruar për të gjitha komunat për realizimin e projekteve kapitale, theksoi zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski, i cili së bashku me kryetarin e Qeverisë Hristijan Mickoski dhe anëtarë të tjerë të qeverisë, sot shënuan fillimin e rikonstruksionit të rrugës lokale nga Draçeva deri te moteli Kitka.

Investimi për rikonstruksionin e kësaj rruge lokale është në vlerë prej 63.5 milionë denarë, nga të cilat 59.2 milionë denarë janë siguruar përmes Ministrisë së Transportit, ndërsa 4.3 milionë denarë janë bashkëfinancuar nga komuna.

Nga këtu ndajmë dy lajme të mira. I pari, është se po përfundojmë rikonstruksionin e rrugës lokale në fshatin Studeniçan, me gjatësi totale prej 840 metra dhe i dyti, është në proces procedura e tenderimit në fshatin Moranë për rikonstruksionin dhe ndërtimin e plotë të një rruge të re me gjatësi prej 1.3 km. Të dy realizohen me mjete të cilat Ministria e Transportit ka siguruar përmes kredisë nga Banka Botërore dhe kjo është një shtesë ndaj mbështetjes që Qeveria dha vitin e kaluar dhe do të vazhdojë të japë edhe këtë vit, si dhe në vitet në vijim për komunat, deklaroi zëvendëskryeministri Aleksandar Nikolloski.