Kryeministri i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot në Shkup realizoi takim me Komisioneren e BE-së për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë së Mirë, Marta Kos, e cila po qëndron për një vizitë dyditore në vendin tonë me rastin e samitit të liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.
Në takim u diskutua për perspektivën evropiane të rajonit, me fokus në zbatimin e reformave, realizimin e Planit për Rritje të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe thellimin e bashkëpunimit me institucionet evropiane.
Kryeministri Mickoski theksoi përkushtimin e fuqishëm të Qeverisë për integrim në BE, me dinjitet dhe përmes zbatimit të reformave thelbësore në fushat e sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe transformimit digjital.
Komisionerja Kos përshëndeti agjendën reformuese të Qeverisë dhe konfirmoi mbështetjen e Komisionit Evropian për përparimin e Rajonit në rrugën evropiane.
Kryeministri theksoi se takimi përbën një konfirmim për rolin e zmadhuar të shtetit në proceset rajonale dhe evropiane, si dhe një njohje për energjinë e re me të cilën Qeveria po i udhëheq reformat dhe po krijon një të ardhme të parashikueshme dhe të qëndrueshme për të gjithë qytetarët.