Qeveria: Janë rritur ndjeshëm pagat e të punësuarve në shëndetësi – 4.815 denarë për të gjithë punonjësit shëndetësorë, ndërsa për infermieret 6.200 denarë

Të nderuar,

Qeveria i ka rritur ndjeshëm pagat e punonjësve shëndetësorë, infermierëve, teknikëve dhe personelit administrativ.

Rritja e parë u realizua me pagën e tetorit në vitin 2024, ndërsa me pagën e marsit të paguar në prill, për të gjithë të punësuarit në sektorin publik shëndetësor, u rrit për 2.500 denarë.

Brenda vetëm gjashtë muajve, nga ana e Qeverisë, pagat në shëndetësi janë rritur për 4.815 denarë neto për të gjithë punonjësit shëndetësorë, ndërsa për infermieret kjo shumë arrin deri në 6.200 denarë.

Me këtë treguam se po u kthehet dinjiteti mjekëve dhe infermierëve, të cilët janë mbrojtësit e shëndetit të qytetarëve.

Qëllimi ynë është përmirësimi i shërbimeve shëndetësore dhe kujdesit shëndetësor për pacientët.

Përmes dialogut me sindikatat shëndetësore, arritëm një marrëveshje historike për rritjen e pagave në shëndetësi që në katër vitet e ardhshme të arrijë deri në 50 për qind.

Me punë, përkushtim dhe reforma, po sjellim rezultate që nënkuptojnë më shumë motivim, përkushtim, stabilitet dhe cilësi në shëndetësi.

Qeveria vazhdon të punojë në interes të të gjithë qytetarëve dhe rikthen përfundimisht besimin e qytetarëve në shërbimet shëndetësore publike.