Andonovski: Vërtetimet për mosdënim plotësisht të disponueshme në portalin - uslugi.gov.mk

Ministri për Transformim Digjital, Stefan Andonovski, në konferencën për shtyp të mbajtur sot para përfaqësuesve të mediave, njoftoi për shërbimet e reja nga Gjykatat Themelore, të cilat tashmë janë të disponueshme për qytetarët në portalin nacional për shërbime elektronike – uslugi.gov.mk.

"Sot kam nderin të shënoj rrumbullakësimin e një hapi të rëndësishëm drejt digjitalizimit të shërbimeve më të rëndësishme për qytetarët. Në Portalin Nacional për Shërbime Elektronike – uslugi.gov.mk – prej sot janë të disponueshme dy shërbime të reja, të shumëpritura, nga Gjykatat Themelore: Vërtetimi nga evidenca penale për persona fizikë dhe Vërtetimi nga evidenca penale për persona juridikë." – deklaroi Andonovski.

Ministri shtoi se bëhet fjalë për shërbimet më të përdorura aktuale nga gjykatat themelore, të cilat, së bashku me përfundimin e paketës së vërtetimeve gjyqësore që çdo ditë u nevojiten qytetarëve dhe kompanive, përbëjnë paketën për mosdënim.

“Në këtë paketë, tashmë janë digjitalizuar edhe Vërtetimi nga evidenca penale dhe Vërtetimi për ndalim ushtrimi të profesionit, veprimtarisë ose detyrës – dokumente që shpesh janë të nevojshme në jetën e përditshme, për punësim, aplikim në thirrje publike, procedura arsimore dhe shumë procese të tjera juridike dhe administrative.”

Andonovski theksoi se synimi është që qytetarët të mos presin më me orë të tëra para sporteleve dhe arkivave të gjykatave. Në këtë drejtim, ai theksoi se qëllimi i Ministrisë është i thjeshtë, por efektiv: "Qytetarët të kalojnë më shumë kohë me familjet e tyre, me miqtë e tyre dhe të kontribuojnë në ekonomi dhe më pak para sporteleve administrative."