Durmishi: Masat e Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës japin rezultat, çmimet e ushqimeve po stabilizohen, me përkushtim po punojmë në mbrojtjen e standartit jetësor

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi ka mbajtur sot një konferencë për media në të cilën ka informuar për të dhënat e fundit të Entit Shtetëror të Statistikave për inflacionin në muajin prill.

Bashkangjitur u dërgojmë fjalimin e ministrit Durmishi:

 

Të nderuar,

 

Të gjithë e dimë se në kohë krize ekonomike çdo denar vlen. Dhe çdo ndryshim në treg ndikon drejtpërdrejt në jetën e përditshme të qytetarëve tanë – në bukën që blejmë, vajin, sheqerin apo produktet higjienike.

Prandaj, si Ministri e Ekonomisë dhe Punës, që nga dita e parë jemi  përkushtuar të mbrojmë standardin e jetesës së qytetarëve dhe të garantojmë stabilitetin e çmimeve.

Falë masave të marra që nga fillimi i vitit – përfshirë kufizimin e marzheve në ushqime dhe produkte higjienike – sot kemi rezultate konkrete.

Të dhënat zyrtare tregojnë se:

-Inflacioni për muajin prill është praktikisht zero krahasuar me muajin mars, një rritje prej 0.6%;

-Krahasuar me prillin e vitit të kaluar, inflacioni është 2.6%;

-Çmimet e ushqimeve janë pothuajse të pandryshuara – vetëm 0,3% rritje vjetore, dhe një rënie prej -1,3% krahasuar me dhjetorin 2024.

Këto janë fakte që tregojnë se ekonomia është më e qëndrueshme, dhe qytetarët nuk po përballen me rritje të papërballueshme të çmimeve. Por, ne nuk do të ndalemi këtu.

Në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Tregut, ne monitorojmë dinamikën e çmimeve në baza ditore. Deri më tani nuk ka pasur rritje të ndjeshme pas përfundimit të masës. Por nëse dikush përpiqet të abuzojë me situatën - ne do të reagojmë menjëherë.

 

 

Dhe reagimi do të jetë vendimtar:

-Mund ta zgjerojmë listën e produkteve me çmime të kufizuara;

-të  vendosim marzhe për të gjitha produktet;

-Ose të risim  kufizimet ekzistuese.

Së fundmi, Ministria e Ekonomisë dhe Punës mbetet e përkushtuar për ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve. Me përgjegjësi, vendosmëri dhe në bashkëpunim me institucionet kompetente do të vazhdojmë të marrim masat e nevojshme për të siguruar një treg fer dhe të qëndrueshëm për të gjithë.