Dimitrieska-Koçoska: Me Mbretërinë e Bashkuar nëpërmjet partneritetit strategjik u përcaktua vlera e mjeteve që mund të shfrytëzohet, me normë interesi më të ulët

Me Marrëveshjen e partneritetit strategjik me Mbretërinë e Bashkuar u dakordua vlera prej 6 miliardë eurosh, ku vendi do të tërheqë mjete në përputhje me zbatimin e projekteve, ndërsa norma e interesit me të cilën do të aprovohen ato është ende në fazë negociatash, respektivisht do të jetë në nivel të njëjtë me marrëveshjet që kemi me institucione të tjera ndërkombëtare. Kjo u theksoi nga ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, në një intervistë për radio Liderin.

"Kur dakordohet çështja lidhur me investime të caktuara, së pari duhet të përcaktohet vlera, domethënë, momenti i parë është vlera, e cila në këtë rast është 6 miliardë euro, gjë që nuk do të thotë se do të shfrytëzohet plotësisht tani dhe menjëherë. Duhet bërë diçka për tërheqjen e mjeteve, përkatësisht huamarrja fillon në momentin kur fillojnë pagesat”, theksoi ministrja e Financave, duke shtuar se është e pajustifikuar të tërhiqen mjetet dhe të mbeten të pashfrytëzuara.

Ajo shtoi sa ende po negociohet për normën e interesit dhe ajo duhet të konfirmohet, por vlerëson se me siguri do të jetë më e ulët se ato 7%, që shteti duhet t’i paguajë për realizimin e projektit të kompanisë “Bektel dhe Enka”, përkatësisht për Korridorët 8 dhe 10d.

“Financimi i projekteve, krijimi i projekteve infrastrukturore që ua lini gjeneratave të ardhshme duhet të financohen me norma interesi nga 5%, ku 7% është katastrofë për buxhetin. Interesi do të jetë në atë nivel që e marrim edhe nga institucionet e tjera ndërkombëtare me të cilat bashkëpunojmë, si BB-ja, BERZH-i, BEI-ja etj.”, potencoi ministrja.

Ajo ritheksoi se pagesa e parë, siç u prezantua nga Kryeministri dhe nënkryetari i Qeverisë, do të bëhet në vitin 2027.

"Nuk ka detaje rreth projektit, por mund të them se fatura do të vijë kur të realizohet diçka. Domethënë, ka hapësirë për realizimin e punëve të caktuara, e pastaj duhet të paguhet", deklaroi ministri.

Sipas ministres, interesi i Qeverisë britanike për nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje është i njëjtë me interesin e institucioneve të tjera ndërkombëtare me të cilat kemi bashkëpunim të ngjashëm, por më e rëndësishme është fakti që ata të kenë besim tek Qeveria. Gjithashtu, ajo theksoi se nuk mund të hyjë në detaje se çfarë po diskutohet, sepse marrëveshja është në suaza të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe se mund të flasë nga perspektiva e një ekonomisti.

“Në ekonomi ekziston situatë faktike, duhet të kihet besim dhe siguri. Si do të na japë dikush para nëse nuk ka siguri? Po flasim për pako të plotë. Në vend të parë është shteti që i jep dorë vendit tonë, duke na siguruar financim me kushte të njëjta dhe afate shumë më të gjata. Dhe ne e dimë se sa më e madhe të jetë vlera dhe sa më i gjatë të jetë afati, risku do të jetë më i madh’’, deklaroi ministrja.

Ajo theksoi se projekti pritet të ketë ndikim pozitiv mbi rritjen dhe vlerën e borxhit publik

Gjithashtu tha se, në periudhën e ardhshme pritet ketë ulje të borxhit publik, huamarrje më të vogël dhe në momentin e hyrjes në suficit, do të mund të bëhet shlyerja e borxheve.

Në lidhje me mjetet e siguruara nga huaja hungareze për përkrahjen e sektorit privat, përkatësisht kompanitë, tha se kushtet janë publikuar në mënyrë transparente mbi bazën e të cilave janë aprovuar mjetet për shfrytëzuesit e fundit. Ajo shtoi se ka mjete në bazën e të cilave Banka Zhvillimore i plason mjetet te bankat afariste, ndërsa ato i aprovojnë, i procesojnë dhe risku bie mbi to.