Mickoski: Për të zgjidhur problemin me ndotjen e ajrit, është e nevojshme të ndërtohen termocentrale kogjenerative me gaz

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, në debatin mbikëqyrës të sotëm për ndotjen e ajrit tha se kjo temë është aktuale çdo dimër, duke theksuar se nuk është vetëm ajri problem për cilësinë e jetës së qytetarëve, por edhe ambienti dhe mjedisi jetësor.

Sa i përket qëndrimit si Qeveri, mund të pajtohem me pjesën më të madhe të tezave që i thatë dhe mund të pajtohem me faktin se gjatë dekadave të kaluara është bërë shumë pak, ose pothuajse asgjë, në drejtim të luftës për ajër më të pastër. Por gjithashtu edhe në pjesën e rregullimit të mjedisit jetësor ku jetojnë qytetarët, këtu mendoj kryesisht për depozitim të organizuar të mbeturinave. Por jo vetëm atë, mendoj edhe për pastrimin e ujërave të zeza, për sigurimin e ujit të pijshëm për popullatën, për sisteme të organizuara për shkarkimin e ujërave të ndotura – dhe kur shteti do të organizohej plotësisht, atëherë mund të konkludojmë se bëhet fjalë për një problem vërtet akut, i cili është i pranishëm prej dekadash dhe nuk mund të zgjidhet brenda natës.

Kryeministri Mickoski theksoi se si Qeveri po merren masa drastike për një mjedis më të pastër.

Si Qeveri, po marrim masa drastike në atë drejtim, veçanërisht këtu do të doja të përmendja projektin që ka të bëjë me financimin dhe rialokimin e fondeve nga buxheti qendror te komunat për të financuar projekte që do të nënkuptonin pikërisht këtë mënyrë të sigurimit të një mjedisi jetësor më të shëndetshëm, duke përfshirë sigurimin e ujit të pijshëm përmes sistemeve të furnizimit me ujë, veçanërisht në vendbanimet rurale, ku rallë kemi ujë të pijshëm të siguruar dhe pothuajse askund nuk kemi një sistem të organizuar për asgjësimin e ujërave të zeza, dhe të mos flasim me trajtimin e tyre, tha ai dhe shtoi:

Pra, ky paraqet gjithashtu një problem akut kur bëhet fjalë për sigurimin e një mjedisi me cilësi më të mirë. Gjithashtu, sistemet e organizuara për depozitimin e mbeturinave, ato janë shumë të rëndësishme dhe shumë domethënëse, sepse në vend do të thoja se kemi qindra ose mijëra deponi të egra ku, për fat të keq, mbeturinat depozitohen në mënyrë të pandërgjegjshme, në vend që të kemi një ose disa sisteme të organizuara që do t'i përdorim për të depozituar ato mbeturina.

Lidhur me ajrin e ndotur, Mickoski theksoi se për një situatë të tillë është sistemi i ngrohjes së amvisërive, ndërtesave publike dhe industriale.
Kur bëhet fjalë për ajrin dhe cilësinë e ajrit, shkaku më i madh është, do të pajtohesha me ju, është pikërisht ajo që thatë, sistemi i ngrohjes së shtëpive. Por edhe i ndërtesave industriale, ndërtesave publike. Ne kemi shumë ndërtesa publike që ende përdorin lëndë djegëse fosile për të ngrohur vetë ato ndërtesa, theksoi Mickoski.

Për të zgjidhur këtë problem, Kryeministri Mickoski beson se është e nevojshme të ndërtohen të ashtuquajturat termocentrale kogjenerative me gaz që mund të përdoren si për prodhimin e energjisë elektrike ashtu edhe për prodhimin e nxehtësisë.

Nëse do të përmblidhej e gjithë kjo, mund të them se ky është një nga prioritetet kryesore dhe ne do të vazhdojmë të luftojmë në atë drejtim, veçanërisht në fushën e sigurimit të një sistemi të centralizuar ngrohjeje për shtëpitë, ndërtesat publike dhe disa objekte industriale. Dhe mënyra se si do ta bëjmë këtë zakonisht mund të zgjidhet duke ndërtuar të ashtuquajturat termocentrale kogjenerative me gaz që mund të përdoren si për prodhimin e energjisë elektrike ashtu edhe për prodhimin e nxehtësisë. Por që të ndodhë e gjithë kjo, nevojitet edhe një instalim nëntokësor në mënyrë që uji i ngrohtë të arrijë në amvisëri, ndërtesa publike dhe objekte industriale, ishte decid Mickoski.