Mickoski: U lëshua në përdorim bulevardi i ri në Gjevgjeli me vlerë mbi 2 milionë euro - vazhdojmë të investojmë në infrastrukturë

Të nderuar bashkëqytetarë,

I nderuar kryetar i Komunës,

Të nderuar anëtarë të Qeverisë,

Deputetë, miq nga Gjevgjelia,

Sot, këtu në Gjevgjeli, bashkë jemi dëshmitarë të përmbushjes së një premtimi të madh. Po lëshojmë në përdorim projektin kapital - rrugën "Shën Klimenti i Ohrit", unaza që përfaqëson një bulevard të ri modern perëndimor dhe është një arterie e drejtpërdrejtë për trafikun dhe jetën ekonomike të Gjevgjelisë.

Ky ishte një projekt prioritar nga programi i punës që në vitin 2021. Dhe sot, vetëm disa vite më vonë, e shohim të realizuar. Me një vlerë prej mbi 120 milionë denarësh ose rreth 2 milionë euro, kjo rrugë nuk është vetëm asfalt i ri, por një simbol i vendosmërisë sonë, që premtimet të mos  harrohen, por për të përmbushen.
Infrastruktura është themeli i zhvillimit. Aty ku investohet në rrugë, ndërtohet edhe besimi, hapen mundësi dhe avancohet cilësia e jetës së përditshme të njerëzve. Dhe Gjevgjelia, vitet e fundit, është bërë një shembull i vërtetë i kësaj.
Paralelisht me këtë projekt, është duke u zhvilluar rikonstruktimi dhe rehabilitimi i një pjese të Bulevardit “Gjevgjelia”, së bashku me mbikalimin në rrugën “Zhelezniçka” dhe linjën hekurudhore, një projekt me vlerë mbi 25 milionë denarë. Këto investime janë me rëndësi të madhe, sepse sigurojnë lidhje më të mirë, siguri dhe rrjedhë efikase të njerëzve dhe mallrave.

Përveç kësaj, është  në fazën  përfundimtare ndërtimi i nyjes së rrethrrotullimit në hyrje të Gjevgjelisë, me një urë të re mbi kanalin “Raulj”, si dhe zhvendosja e një pjese të kanalit nën nyjen kryqëzuese, një projekt me vlerë më shumë se 27 milionë denarë,. Këto janë projekte të mëdha infrastrukturore që nënkuptojnë ngritjen e komunës në një nivel më të lartë, që do të thotë vizion, plan dhe punë konkrete.

Dua ta përgëzoj dhe falënderoj sinqerisht kryetarin e Komunës së Gjevgjelisë për angazhimin, përkushtimin dhe bashkëpunimin e tij. Kur vetëqeverisja lokale punon me Qeverinë si partnerë, atëherë rezultatet janë të pashmangshme.
Këto projekte tregojnë se Gjevgjelia është pjesë e historisë së epokës së re që po jeton Maqedonia. Pjesë e fazës së re të menaxhimit të mirë, politikës së përgjegjshme dhe ndërtimit me shikim drejt së ardhmes.

Koha kur paratë përfundonin në xhepa privatë është e kaluar. Sot, çdo denar shihet në teren, në ndonjë rrugë të re, në mbikalim të ri, kryqëzim të ri, në jetë më të mirë.

Sot dërgojmë një mesazh - vazhdojmë të investojmë, të ndërtojmë, të ndryshojmë pamjen e çdo qyteti, çdo fshati dhe çdo komune në Maqedoni.

Sepse e premtuam këtë. Dhe duhet t'i përmbushim premtimet tona.

Urime për lëshimin në përdorim të rrugës "Shën Klimenti i Ohrit".

Uroj që të sjellë siguri, zhvillim dhe krenari në Gjevgjeli.

Kështu po i ndërtojmë themelet e ndryshimit.

Qofshi mirë e gjallë dhe Zoti e bekoftë Gjevgjelinë dhe Maqedoninë!

Ju faleminderit.