Kryeministri Hristijan Mickoski, në debatin e sotëm mbikëqyrës në Kuvend mbi ndotjen e ajrit, duke u përgjigjur në pyetje se si Qeveria planifikon të merret me pluhurin inert dhe të ndërtimit, theksoi se e vetmja mënyrë për ta zgjidh problemin me pluhurin është rritja e disiplinës tek ata që e krijojnë atë, ndërsa nga ana tjetër, që qytetarët të raportojnë nëse vërejnë sjellje të tilla devijante në mënyrë që Inspektorati i Ndërtimit të mund të dalë në vendngjarje dhe ta konstatojë të njëjtën.
"E vetmja mënyrë këtu është të rritet disiplina e atyre që e krijojnë atë pluhur. Këto janë më shpesh kompanitë që kryejnë aktivitete ndërtimi dhe mendoj se disiplina nuk është në një nivel të lartë", theksoi Mickoski.
Ai gjithashtu i inkurajoi qytetarët të raportojnë çdo sjellje devijante të kësaj natyre në mënyrë që të tejkalohet ky problem.
"I inkurajoj edhe qytetarët të denoncojnë raste të tilla të sjelljes devijante dhe që Inspektorati i Ndërtimit të shkojë në vendngjarje dhe ta konstatojë këtë, sigurisht, në një mënyrë të tillë që një dukuri e tillë të mund të parandalohet. Por nga ana tjetër, duke i gjelbëruar ato zona, këto janë dy mënyrat se si mund ta luftojmë. Nuk ka mënyrë të tretë, dhe nuk ka asnjë mënyrë të tretë të njohur në praktikë. Kështu që shpresoj që kjo disiplinë të përmirësohet shumë shpejt", konkludoi Mickoski.