Në kuadër të debatit mbikëqyrës në Kuvend kushtuar ndotjes së ajrit, Kryeministri Hristijan Mickoski iu përgjigj pyetjes së deputetes Ollga Llozanovska për ndikimin e transportit në ndotjen e ajrit, i cili sipas analizave është ndotësi i dytë më i madh. Në debatin mbikëqyrës u theksua se transporti hekurudhor jo vetëm që është ekonomikisht më efikas, por gjithashtu ka implikime më të vogla në ndotjen e ajrit, dhe Qeveria po ndërmerr një sërë masash në këtë drejtim me qëllim furnizimin me mjete moderne ekologjike për transport publik dhe modernizimin e sistemit hekurudhor në shtet.
Si Qeveri kemi filluar dhe tashmë është në fazën përfundimtare, përmes Ministrisë së Transportit, publikimi i furnizimit publik përmes të cilit do të blihen 120 autobusë elektrikë. Vlerësoj se kjo është shumë e rëndësishme jo vetëm për kryeqytetin, por edhe për komunat e tjera që kanë transportin publik të organizuar dhe të njëjtët do të dhurohen proporcionalisht nga Qeveria, sigurisht me të gjithë infrastrukturën për mbushjen e atyre autobusëve – tha Kryeministri.
Ai shtoi se në procedurë qeveritare është harmonizimi i tarifave doganore me BE-në në pjesën që ka të bëjë me importin e veturave dhe autobusëve.
Për ato sisteme me bateri, të njohura në profesion si rezervuarë për mbushjen me energji elektrike, deri tani kemi një normë doganore prej 15%, ndërsa BE-ja ka 2.7%. Kjo do të thotë që automatikisht çdo person që dëshiron të investojë dhe të kontribuojë për një mjedis më të shëndetshëm, paguan shumë më tepër se kolegët e tyre në BE. Ka një sërë masash në këtë drejtim. Gjithashtu, këtu përfshihet edhe ndërtimi i korridoreve hekurudhore 10 dhe 8, ku për fat të keq, nga ana e fqinjëve tanë është kushtuar shumë pak vëmendje Korridorit 8, por shpresoj që edhe ata së shpejti do të bëhen të vetëdijshëm se ky korridor duhet të vihet në lëvizje në pjesën që ka të bëjë me infrastrukturën hekurudhore. Ne planifikojmë modernizimin dhe elektrifikimin e linjës hekurudhore nga Shkupi deri në Gostivar, si dhe modernizimin dhe rikonstruimin e hekurudhës së Korridorit 10 nga Tabanovci deri në Gjevgjeli, me ndërtimin e një binari të ri, që do të thotë se do të kemi dy linja hekurudhore. Punët po ecin përpara. Nuk mund t’i përfundojmë brenda natës të gjitha ato që kanë qëndruar pezull për dekada, por vlerësoj se në këto 11 muaj shumë prej tyre janë vënë në lëvizje – konkludoi Kryeministri Mickoski.