Kryeministri Hristijan Mickoski, në përgjigje për planin financiar për ajër të pastër, theksoi se janë siguruar mjete financiare për projektet e qeverisë, një pjesë si hua, një pjesë tjetër si investime private, të cilat, siç theksoi, janë investime të orientuara plotësisht nga tregu. Ai gjithashtu u ndal në projektin strategjik të ndërtimit të hidrocentraleve Çebren dhe Galishte, duke përmendur tre aspekte kryesore se pse janë të nevojshme në të ardhmen.
E vetmja çështje për të cilën po negociojmë nga aspekti strategjik është ndërtimi i hidrocentraleve Çebren dhe Galishte, të cilat planifikojmë t’i financojmë me paratë nga kredia britanike. Investimi vlerësohet në 1.2 deri në 1.3 miliardë euro. Jam thellësisht i bindur se jo vetëm në aspekt të prodhimit të energjisë elektrike janë të nevojshme këto dy hidrocentrale.
Duke marrë parasysh ndryshimet klimatike, këto dy rezervuarë të rinj uji do të nevojiten në të ardhmen, gjë që do të jetë një sfidë e madhe në të ardhmen. Jam i bindur se këto dy rezervuarë uji, së bashku me rezervuarin ekzistues të Tikveshit, do të sigurojnë ujë shtesë për fushën e Tikveshit, 55-60 mijë hektarë tokë bujqësore të klasit të parë ku ka shumë pemtarë, ku përdoret një sistem i organizuar ujitjeje, dhe i cili në periudha të caktuara të vitit ka mungesë të ujit, gjë që ndikon në uljen e rendimentit dhe të prodhimit.
Dhe së treti, dy rezervuarët, duke marrë parasysh rrethinën e Mariovës, e cila është një "vrimë e zezë" dhe është e pabanuar dhe duke marrë parasysh se kjo zonë është e rrethuar me male, mund të zhvillojmë edhe turizmin. Këtu tashmë kemi investitorë privatë të interesuar për ta pajisur të gjithë zonën me objekte shoqëruese, sqaroi Mickoski.
Ky është një projekt strategjik, theksoi Kryeministri në debatin parlamentar, i cili nuk do të përfundojë gjatë mandatit të kësaj Qeverie, ky është një projekt që do të zgjasë disa dekada, por është një projekt që duhet t'i sjellë vendit vlerë të madhe të shtuar. Paratë sigurohen përmes kredive të lira si investim shtetëror dhe pjesa tjetër në kushte tregu dhe investime private të drejtpërdrejta.