Durmishi:  Mbështetje prej 40 milionë euro për masat për punësim përmes Planit operativ, do të përfshijë 16.507 persona të papunë – fokusi është në vetëpunësimin e të rinjve

Të nderuar, 

Qeveria në seancën e fundit me propozim të Ministrisë së Ekonomisë dhe Punës miratoi Planin operativ për programe aktive dhe masa për punësim dhe shërbime në tregun e punës për vitin 2025 që ka për qëllim kryesor përfshirjen më të madhe dhe më cilësore të të punësuarve në tregun e punës në Maqedoni.
Me kënaqësi dua të them se sivjet për masa të punësimit janë ndarë më shumë se 2,5 miliardë denarë, respektivisht 40 milionë euro, që është për 7,5 milionë euro më shumë krahasuar me vitin paraprak dhe është shumë rekorde e mbështetjes, ndërsa me Planin operativ do të përfshihen gjithsej 16.507 persona.
Kjo është shenjë se Qeveria dhe Ministria e Ekonomisë janë të përkushtuara për përmirësimin e tregut të punës në vend si dhe zgjidhjen e nevojave të ndryshme të fuqisë punëtore të biznesit.

Në kuadër të Planit operativ për punësim janë përfshirë disa masa që çojnë në punësim të drejtpërdrejt opse përmes trajnimeve në kushte reale të punës personat e papunë të përvetësojnë njohuri dhe shkathtësi që kërkohen në tregun e punës. 
Te të gjitha masat e punësimit parakusht themelor për përfshirje në ndonjë nga masat është që personat e papunë të jenë të evidentuar si kërkues aktivë të punës në qendrat e punësimit.
Me Planin operativ për vitin 2025 theksi i veçantë vihet te të rinjtë e papunë deri në 29 vjeç, të papunët afatgjatë si dhe te përdoruesit e ndihmës së garantuar minimale.
Dua të informoj se në përputhje me angazhimet e Qeverisë, të rinjtë të vihen në fokusin e Planit operativ për punësim sivjet për herë të parë kemi masa të synuara për mbështetjen e të rinjve.
Në kuadër të masës Mbështetje për vetëpunësim sivjet është zgjeruar me dy nënmasa të reja.
Masa - Mbështetje për vetëpunësim e cila ka të bëjë me personat e papunë me minimum arsim fillor për të filluar biznesin e tyre, shuma e mbështetjes financiare është 7.000 euro mjete të pakthyeshme për fillimin e biznesit, që është për 1.000 më shumë në krahasim me një vit më parë.
Risia e këtij viti është nën-masa Mbështetje për vetëpunësimin  e të rinjve të papunë deri në moshën 29 vjeç , me ç'rast shuma e mbështetjes financiare arrin 10.000 euro mjete të pakthyeshme për themelimin e biznesit. Kjo shumë është rekorde deri më tani  dhe synon pikërisht të rinjtë deri në 29 vjeç në mënyrë që të motivohen, talentin e tyre sipërmarrës ta realizojnë në shtet.
Risi është gjithashtu nën-masa Mbështetje për vetëpunësimin duke bashkuar përdoruesit deri në dy persona për të themelojnë biznes, çka shuma e mbështetjes financiare arrin nga 14.000 deri në 20.000 euro, me ç'rast 20.000 euro i referohen partnerëve që janë deri në 29 vjeç.
Vazhdojmë me tutje me masën Punësimi dhe rritja e subjekteve juridike, që ka si qëllim kryesor krijimin e vendeve të reja të punës dhe sivjet do të përfshihen 1540 persona. Përsëri, gjatë punësimit të personave deri në 29 vjeç, shuma më e lartë e mbështetjes sigurohet deri në 250.000 denarë për person, me çka edhe një here tregohet angazhimi i Qeverisë për mbështetjen e të rinjve të papunë që të mbeten në shtet. 
Sivjet, si risi në Planin operativ janë masat për qasje më të mirë dhe më të shpejtë të personave të papunë me nivel të ulët të arsimit dhe për përfshirje më të shpejtë në tregun e punës.
Këtu bëjnë pjesë –Trajnimi për shkathtësië themelore – Gjuhët e huaja, Trajnimi për shkathtësi themelore- Kompjuterët, Trajnime për sipërmarrësi, planifikim biznesi dhe zhvillim të shkathtësive të biznesit që është një masë pilot. Trajnime të avancuara të biznesit - trajnime të licencuara me certifikatë të njohur  ndërkombëtare, Trajnime për aftësi të avancuara të TI-së.
Si masë të re sivjet e kemi masën Punë publike për mbrojtje dhe parandalim nga zjarret dhe përmirësimi i mjedisit jetësor në nivel lokal, respektivisht pyllëzim. Kjo masë parashikon përfshirje sociale të 400 personave që punësohen më vështirë të cilët do të marrin 24.000 denarë.
Vazhdojmë edhe me realizimin e masës për pagesën e Shtesës rinore e cila parashikon nxitjen e punësimit e 3.500 të rinjve deri në 23 vjeç pas përfundimit të arsimit të mesëm me qëllim të punësimit në veprimtaritë nga fusha e prodhimit.