Klekovski: Është formuar një grup pune për monitorimin e progresit të trajtimit të pacientëve nga Koçani

Në Panel diskutimin e sotëm: Koçani është prioriteti ynë, që u mbajt në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, folën Sasho Klekovski, Drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Maqedonisë, Ivica Tomovski, Drejtor i Shërbimit për Punë të Përbashkëta dhe të Përgjithshme, dhe Sait Saiti, Drejtor i Përgjithshëm i Kryqit të Kuq.

Sasho Klekovski nga FSSH foli për situatën aktuale në lidhje me rehabilitimin e personave që ende po trajtohen dhe me çfarë do të përballet sistemi i kujdesit shëndetësor në periudhën e ardhshme.

"Sipas të dhënave zyrtare, janë  regjistruar 187 persona që u mbajtën në spital për më shumë se 48 orë. Nga këta, 116 u dërguan jashtë vendit dhe 71 të lënduar u trajtuan në vend, në Maqedoni. Ky është numri i përgjithshëm i të lënduarve. Patëm 59 të vdekur dhe për fat të keq 3 pacientë që vdiqën jashtë vendit.

Situata aktuale, për momentin kemi 12 të lënduar që po trajtohen në spital, nga të cilët 7 janë jashtë vendit dhe 5 janë në vend. Nga këta 12 të lënduar që ende po trajtohen në spitale, 1 është ende në, kushtimisht thënë, në gjendje të rëndë. E di që njëri prej tyre po i nënshtrohet rehabilitimit në Slloveni.

Nga të tjerët që po trajtohen, 16 kemi në trajtime PRP PREX, këto janë trajtime me plazmë, njëri është pasurim me trombocite, tjetri është pa pasurim me trombocite. 6 në Klinikën për Kirurgji Plastike dhe 10 në "Shën Naumi i Ohrit". Kemi 38 të lënduar në fashë dhe trajtime të ngjashme. 46 persona po i nënshtrohen terapisë fizike", tha Klekovski nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

Kemi 38 të lënduar në fasha dhe trajtime të ngjashme. 46 persona i nënshtrohen terapisë fizike", tha Klekovski nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

Pastaj ai iu referua trajtimeve të cilat aplikohen ndaj të lënduarve dhe shpjegoi:
"Lidhur me trajtimet, shihni se numrat janë në anën e trajtimeve në Shkup, sepse ta përsëris, vendimi ynë për t'i kthyer të lënduarit ishte se kemi 3 spitale me kapacitet për të trajtuar këta të lënduar. Këto janë Klinika për Kirurgji Plastike, "8 Shtatori" dhe "Shën Naumi i Ohrit" dhe numrat e përgjithshëm janë se pothuajse më shumë pacientë po trajtohen aktualisht atje sesa kudo tjetër. Sigurisht, do të theksoja këtu trajtimin me PPT, me plazmë të pasuruar me trombocite ose pa trombocite, që praktikohen te 16 të lënduar dhe me përgjegjësi pohoj se është një trajtim superior për zvogëlimin e shenjave pas djegieve Drejtori Klekovski theksoi dhe u bëri thirrje të gjithë të lënduarve që kanë ndonjë dilemë, ndonjë frikë të paraqiten ose në "Shën Naum i Ohrit" ose Klinikën për Kirurgji Plastike.

"Ky është trajtimi më i mirë që mund të marrin për lëndimet e tyre, për momentin. Prova më e mirë është pacienti L, fotografia e të cilit u shpërnda një muaj më parë në disa rrjete sociale, me djegie në kokë dhe në atë moment ato djegie dukeshin siç duhet të duken djegiet. Ato nuk ishin të infektuara, nuk kishte qelb, pra ishin plagë të pastra, pas një muaji kemi një përmirësim të ndjeshëm të gjendjes së këtij pacienti që po trajtohet në Klinikën për Kirurgji Plastike. Domethënë , edhe një herë, u bëj thirrje të gjithëve ta pranojnë këtë mundësi", tha Klekovski.

"Lidhur me fizioterapinë, mendoj se vetëm një pacient po trajtohet sepse shkon për fasha  në "Shën Naumi i Ohrit". Ai po trajtohet atje, të gjithë të tjerët janë në Koçan.
Në Koçan kemi 2 fiziatër dhe 4 fizioterapistë për ata 46 pacientë. Në ndërkohë, është formuar një grup prej 15 fiziatërve dhe 6 fizioterapistësh nga Klinika Kozle për Fizioterapi dhe nga "8 Shtatori" dhe ata do të jenë në dispozicion, në ndihmë të Spitalit të Përgjithshëm në Koçan. Disa nga këta fiziatër do të përfshihen në vlerësimin e gjendjes dhe se si po vijon rehabilitimi i këtyre pacientëve."

Klekovski shtoi dhe shpjegoi se është formuar një grup pune për të monitoruar progresin e pacientëve. Deri më tani, janë vlerësuar rreth 160 të lënduar, ndërsa mungojnë edhe rreth 15 të lënduar  të cilët nuk ishin të disponueshëm në Koçan në momentin kur grupi i punës ishte i disponueshëm atje, por janë në komunikim dhe do të përfshihen.

Ai theksoi se ky është një proces që nuk do të ketë fund, nuk është një proces që do të përfundojë dhe për këtë arsye këta 7 mjekë nga klinika të ndryshme nga grupi i punës që morën pjesë në pranimin e të lënduarve dhe e dinë se në çfarë gjendjeje janë pranuar të lënduarit.

"Ata do të bëjnë vlerësime të progresit në valë, për të parë nëse, si ekip konsiliar  përparimi i të lënduarve është i mirë dhe në drejtimin e duhur. Kështu që pas përfundimit të këtij raundi, pas një ose dy muajsh do të pasojë një raund i ri i kontrollit të vazhdueshëm të progresit, nga të gjitha anët edhe  nga e  kirurgjisë plastike, edhe nga ana e terapisë fizikale si dhe pulmologjisë dhe të tjera."