Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi sot se Qeveria planifikon bursa për nxënësit për vitin e ardhshëm, ndërsa në lidhje me pyetjen gazetareske për njoftimin e Qeverisë për të ndihmuar studentët për blerjen e pajisjeve elektronike, deklaroi:
"250 euro për pajisje elektronike. Këto para janë parashikuar në buxhet. Procedura në kuadër të Qeverisë, gjegjësisht Sekretariatit të Përgjithshëm, ka filluar. Kriteret përcaktohen dhe është normale që po presim të fillojë viti i ri akademik sepse një nga kriteret është që studentët të kenë semestër të regjistruar.
Dhe i presim që këta studentë të vitit të parë që tani kur të regjistrohen për të verifikuar semestrin të mund të fitojnë ato 250 euro ndihmë nga shteti për blerjen e pajisjeve elektronike. Pra, që në shtator, jam i sigurt se kjo do të ndodhë.
Kështu që, të gjithë ata, parti politike që, në pauzë nga nekrofilia, reflektojnë dilema të këtij lloji në opinion, ja e shfrytëzoj këtë rast t'i bind dhe tu them të jenë të qetë. Ajo që premton VMRO dhe kjo Qeveri, në të cilën janë partitë politike VLEN, koalicioni VLEN, partia politike ZNAM dhe koalicioni ynë, atë që ne premtojmë, atë e realizojmë, por kuptohet në varësi të prioriteteve, sepse ka shumë prioritete, duhet të riparohen shumë boshllëqe dhe shumë gjëra të këqija nga e kaluara që i trashëguam. Pra, për këtë vit të kaluar mendoj se kemi arritur të riparojmë shumë nga ato gjëra të këqija, njëra prej të cilave është dhe ky objekt. Pra, mendoj se shifra përfundimtare në universitetet private dhe shtetërore është diku rreth 55 mijë student që me semestër të verifikuar, do të mund t'i shfrytëzojnë këto 250 euro për blerje të pajisjeve elektronike nga shtatori”.