Ndërtimi i gazsjellësit për në Greqi ka filluar, thotë Kryetari i Qeverisë Hristijan Mickoski.
Kryeministri Mickoski theksoi se kanë gjetur një projekt që për 7 vite nuk kishte lëvizur nga vendi.
Si Qeveri, ne gjetëm një projekt që për shtatë vite nuk ishte lëvizur nga vendi, dhe kur u bë njëfarë vlerësimi, atëherë huadhënësit vendosën ta ndërpresin për shkak se Qeveria paraprake e LSDM-së dhe BDI-së kishte krijuar një specifikim të tillë që nuk i përmbushte kriteret të cilat i japin huadhënësit. E vendosëm atë projekt në rrugën e shpejtë, e korrigjuam me udhëheqësinë e re të "Noma Gas", dokumentacioni i tenderit u përfundua, u nënshkrua një marrëveshje me një kompani të kontraktuar dhe aktivitetet e ndërtimit janë duke u zhvilluar aktualisht. Shpresoj që shumë shpejt, duke filluar nga sot, të gjithë së bashku do të shkojmë në vendngjarje dhe do të gëzohemi edhe për një projekti tjetër që është shumë i rëndësishëm për të gjithë ne. Sepse para së gjithash, është dykahësh, nuk është njëkahësh si tubacioni që vjen nga Bullgaria, në Zhidillovë - Kriva Pallankë, ky është dykahësh.
Shpresoj shumë shpejt të fillojë ndërtimi i interkonjektorit verior me Serbinë, atëherë si shtet do të jemi në hartën e tranzitit të gazit dhe shumë të rëndësishëm për tranzitin e gazit nga jugu, konkretisht nga terminali Aleksandropolit, ose nga vende të tjera eksportuese të gazit, Azerbajxhani, Katari, etj, drejt Evropës Qendrore. Dhe ne si shtet fitojmë një rëndësi shumë gjeostrategjike. Kjo është një nga qëllimet e mia personale që në këtë mandat, gjatë këtyre katër viteve pres ta përfundojmë, është decid Mickoski.