Të nderuar,
Qendra rekreative Ponikva po shndërrohet në qendër rehabilitimi për të gjithë qytetarët e lënduar nga tragjedia në Koçan.
Qeveria, në mbledhjen e djeshme, miratoi vendim dhe e angazhoi Ministrinë e Punëve të Brendshme që ta vë në dispozicion vendpushimin Ponikva, i cili ka 27 dhoma dhe 56 shtretër, për Ministrinë e Shëndetësisë për trajtimin e pacientëve që kanë nevojë për shërbime mjekësore shtesë, në periudhën nga 10 qershori deri më 20 gusht.
Poashtu, një ekip mjekësh do të kujdeset dhe do të ofrojë ndihmë mjekësore dhe mbështetje psikologjike për pacientët.
Detyrimi ynë si Qeveri është të ofrojmë dhe të sigurojmë kujdes të plotë shëndetësor.
Nëse ekipet mjekësore dhe punonjësit shëndetësorë vlerësojnë se është e nevojshme zgjatja e periudhës kohore për trajtim dhe rehabilitim të pacientëve, Qeveria do ta zgjasë vendimin.
Pacientët nuk do të paguajnë asnjë denar, gjithçka do të mbulohet nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Qeveria, të cilat do të sigurojnë akomodim dhe ushqim për pacientët, si dhe ushqim për stafin mjekësor.
Prioritet janë dhe do të mbeten qytetarët.
Politika jonë është të punojmë me përgjegjësi dhe përkushtim, e jo të hyjmë në akuza politike ditore me disa parti opozitare të cilat, për fat të keq, duan të përfitojnë ndonjë pikë politike nga tragjedia.
Që nga dita e parë kemi thënë se fokusi ynë janë qytetarët, nevojat dhe kërkesat e tyre.
Vazhdojmë ta ndryshojmë Maqedoninë.
Shteti është në rrugën e ndryshimeve.