Pas nënshkrimit zyrtar të Memorandumit për bashkëpunim, delegacionet e Ministrisë për Administratë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë për Administratë Publike të Malit të Zi, mbajtën takim pune në Podgoricë.
Në takim u theksua miqësia e fuqishme, si dhe marrëdhëniet e fuqishme politike dhe diplomatike mes dy vendeve, me angazhim të përbashkët për avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe perspektivës evropiane të të gjithë Ballkanit Perëndimor.
Ministrat dhe pjesëtarët e të dy delegacioneve patën mundësi ti prezantojnë qëllimet kyçe të Memorandumit të nënshkruar, veçanërisht në kontekst të reformës dhe administratës publike, transparencës dhe profesionalizimit të shërbimeve.
Në suaza të takimit u shkëmbyen mendime për sfidat dhe mundësitë e përbashkëta në fushën e administratës publike, ku të dyja palët ranë dakord se përmes bashkëpunimit të përforcuar dypalësh mund t'u përgjigjen më efektivisht pritjeve të qytetarëve dhe të përshpejtojnë proceset reformuese.
Në mënyrë plotësuese, u theksua gatishmëria për thellimit bashkëpunimin përmes planifikimit dhe zbatimit të aktiviteteve të përbashkëta, si dhe përmes shkëmbimit të përvojave të ekspertëve dhe aplikimeve të përbashkëta për mbështetje nga fondet ndërkombëtare dhe evropiane.
Ky takim pune përfaqëson një impuls të ri në ndërtimin e administratave publike të qëndrueshme, bashkëkohore dhe efikase që do t'u shërbejnë qytetarëve dhe integrimit në Bashkimin Evropian.