Të nderuar,
Brenda një viti, Qeveria pagoi mbi 9 miliardë denarë subvencione të prapambetura dhe aktuale për të gjitha kategoritë e bujqve.
Mbi 9 miliardë denarë shkojnë drejtpërdrejt në xhepat e bujqve.
Detyrimi ynë si Qeveri është që subvencionet të paguhen në kohë dhe në mënyrë joselektive. E jo si më parë, kur bujqit ishin plotësisht të harruar, të poshtëruar dhe të ndarë.
Me këtë ne i ndihmojmë drejtpërdrejt bujqit dhe e nxisim rritjen e prodhimit bujqësor, me qëllim që ata të përgatiten për vitin e ardhshëm – ndryshe nga më parë kur, për shkak të mosshlyerjes së subvencioneve dhe vonesave, kishim rënie të prodhimit bujqësor.
Maqedonia transformohet. Një vit qeveri do të thotë punë e përgjegjshme dhe e përkushtuar në interes të bujqve.
E vlerësojmë punën e bujqve maqedonas.
Bujqësia është një nga shtyllat më të rëndësishme për përparimin ekonomik dhe zhvillimin e Maqedonisë.
I kemi dhënë fjalën bujqve dhe po i ndërtojmë themelet e ndryshimeve.
Po vjen koha e Maqedonisë!