Subvencione të paguara për mbi 70,000 bujq me vlerë mbi 9 miliardë denarë

Të nderuar, 

Bujqësia është një prioritet strategjik i Qeverisë. Janë paguar mbi 9 miliardë denarë subvencione për mbi 70.000 bujq.

Po bëhet pagesa e rregullt e subvencioneve dhe me këtë u jepet mbështetje e drejtpërdrejtë bujqve që të vazhdojnë me prodhimin e tyre.

Brenda një viti, Qeveria dhe MBPU-ja arritën t’i paguajnë subvencionet e prapambetura për bujqit për të gjitha kategoritë nga vitet 2021, 2022 dhe 2023, ndërsa po paguhen edhe subvencionet aktuale.

Përveç kësaj, si Qeveri arritëm t’i përmirësojmë politikat bujqësore dhe në vend që produktet bujqësore të hidhen, ato tani po blihen me çmime të arsyeshme nga blerësit.

Ndryshimet janë të dukshme. Ato po ndodhin. Koha për ndryshim ka ardhur, po punojmë dhe e vlerësojmë mundin e bujqve.

Kjo Qeveri është bujqësore dhe bujqit, pas 7 vitesh, më në fund kanë një partner të vërtetë.

Po ua kthejmë dinjitetin e tyre të humbur.

Po i ndërtojmë themelet e ndryshimeve – për kohën tënde që po vjen!