Mickoski: Mbi 200 milionë euro investime në shëndetësinë maqedonase

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke u përgjigjur në pyetje gazetareske lidhur me atë se çfarë do të sjellë marrëveshja britanike për shëndetësinë maqedonase dhe çfarë lloj investimesh, deklaroi:

„Ajo për të cilën biseduam në fazën e parë është investim i cili do të jetë më i madh se 200 milionë euro. Por, për atë se sa saktësisht do të jetë, do të duhet të fillojë procesi, njësoj siç filloi për hekurudhën. Ministria e Shëndetësisë duhet të kërkojë nga Ministria e Financave të shpallë, kushtimisht thënë, një tender përmes së cilit institucionet financiare dhe bankat do të shprehin gatishmërinë dhe interes për ta financuar atë projekt dhe natyrisht, kushtet më të mira që do të ofrohen, ne do t’i pranojmë dhe do t’i zgjedhim.

E në thelb, çfarë përfshin, përfshin përfundimin e Spitalit Klinik në Shtip, ndërtimin e Fakultetit të Mjekësisë së bashku me konviktin e ri studentor me 200 shtretër, ndërtimin e Spitalit në Kërçovë me shtëpinë e shëndetit dhe rikonstruimin e plotë të Spitalit Klinik në Tetovë. Kjo është ajo që përfshin faza e parë, të shohim, të fillojmë. Kemi kornizë, kemi mjete të lira për të hyrë edhe në fazën e dytë, e ajo është Qendra e madhe Klinike e premtuar prej shumë kohësh në Shkup.“