Mickoski me njoftim për investim të ri në Shtip për prodhimin e baterive dhe punësim të 150 personave

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke u përgjigjur në pyetje gazetareske lidhur me njoftimin e drejtorit të Zonave Zhvillimore Teknologjiko-Industriale për 4 investime të reja të huaja, deklaroi:
 

„Gjatë ditës së djeshme, në bisedë me drejtorin, kemi një lajm të mirë, investim i ri i konfirmuar në zonën industriale në Shtip. Fabrikë e cila do të punësojë deri në 150 persona. Fabrikë e cila do të investojë rreth 35 milionë euro. E cila në kulmin e saj, pas tre vjetësh, do të eksportojë 300 milionë euro të cilat do të hyjnë në Bruto Prodhimin e Vendit dhe do të prodhojë bateri dhe kjo është gjë e mirë. Dhe kjo është gjë e mirë, ndërsa për të gjitha këto të tjerat, kemi edhe konfirmime dhe gradualisht do t’i bëjmë publike. Kjo është tashmë e dakorduar me investitorin dhe për këtë arsye e thashë, përndryshe fabrika është nga një vend i Bashkimit Evropian, të mos kemi dilema."