Murtazani: Integrimet evropiane nuk janë vetëm synim deklarativ, por politikë e operacionalizuar

Të nderuar përfaqësues të mediave,
Një vit më parë filluam me synim të qartë: t’i japim shtytje të re agjendës evropiane të vendit tonë. Sot, pas 12 muajve punë të përkushtueshme, jemi të gatshëm jo vetëm për llogaridhënie, por për rezultate të cilat hapin perspektiva reale. Atë që paraprakisht e theksova në konferencën tematike për shtyp për 100 ditët e para, sot po e mbindërtojmë – me politika të implementuara, fonde të aktivizuara, hapa konkretë institucionalë dhe rritje të vizibilitetit të eurointegrimit tonë.

Në këtë drejtim, do të dëshiroja të rikujtoj edhe fjalët e kryeministrit Mickoski në hapjen e këtij cikli llogaridhënës: se Qeveria nuk premton mrekullira, por punë të ndershme, të përgjegjshme dhe të qëndrueshme. Ky është edhe parimi mbi të cilin bazohet puna jonë në Ministrinë për Çështje Evropiane. Gjatë këtyre dymbëdhjetë muajve, kemi realizuar mjaftë hapa të rëndësishme:

Reviduam strukturën negociuese, në linjë me riorganizimin e ri të organeve të administratës shtetërore, duke marrë parasysh edhe risitë në negociatat e aderimit, me synim për përforcimin e dialogut me BE-në. Ministria për Çështje Evropiane është institucioni i cili ka rol kryesor koordinues në mekanizmin nacional për koordinimin e procesit të integrimit, por i njëjti përfshin mekanizëm prej rreth 150 institucioneve dhe mbi 800 ekspertëve nga administrata, të cilët do të marrin pjesë në përgatitjen e pozicioneve negociuese. Të gjitha këto i bëjmë duke u përqëndruar në thelb, ndërsa ato janë reformat.
Motivi më i madh për energjinë reformuese u dha nga Plani për rritje dhe Agjenda reformuese. I përfunduam të gjitha procedurat ligjore para vendeve të tjera të rajonit dhe i kemi tërhequr mjetet nga parapagesa në vlerë prej 52.5 milionë eurosh. Dorëzuam edhe kërkesën e parë për lirimin e mjeteve – prej reth 17 milionë euro, prej të cilave mbi 9 milionë janë për investime kapitale. Kjo tregon pjekuri politike, lidership dhe gatishmëri për ta sjellë Europën në vendin tonë, përmes realizimit të reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe përforcimit të shtetit ligjor, avancimin e sistemit për menaxhimin me financat publike, mbështetjen për tranzicionin energjetik dhe standardeve të reja në menaxhimin korporativ.
Paralelisht po e koordinojmë revidimin e Listës indikative të projekteve investuese në kuadër të Instrumentit për rritje dhe reforma dhe Agjendës reformuese, si dhe planifikimin e procesit të aplikimit pranë kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor. Lista aktualisht përfshin 19 projekte me  vlerë të përgjithshme prej 1.1 miliardë euro, në kuadër të së cilave janë planifikuar 400 milionë euro grante nga IRRBP-ja (WBIF) (Instrumenti për rritje dhe reforma në Ballkanin Perëndimor).
Janë arkëtuar 4 grante për ndihmë teknike pranë Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, dhe kemi aplikuar me dy projekte për ndihmë teknike dhe 2 grante investuese pranë WBIF-it për ndihmë teknike për Maqedoninë e Veriut.
Njëkohësisht, përfunduam programimin e IPA-së 2025-2027, me 67 milionë euro të alokuara drejt sektorëve strategjikë, përfshirë edhe sundimin e ligjit, arsimin, administratën publike dhe inovacionet. Kjo dinamikë gjthashtu është reflektim i drejtpërdrejtë i koordinimit të përforcuar në mes të institucioneve, të cilën e stimuluam përmes grupeve sektoriale të punës dhe mekanizmave të monitorimit.
Sollëm akte për strukturën e Planit për rritje të cilat e definojnë strukturën dhe koordinimin e katër shtyllave të Planit, si dhe për strukturën e Agjendës reformuese ku janë të definuara kompetencat për implementimin, ndjekjen, evaluimin dhe njoftimin, si dhe kompetencat për kontrollin dhe revizionin e Agjendës reformuese. Operacionalizimi i tyre do të mundësojë që të kemi sistem efikas i cili do të  siguron implementimin në kohë të detyrimeve dhe sistem për paralajmërimet e hershme për rreziqet eventuale, si dhe sistem i cili do të kryejë kontrolle dhe revizion në parandalimin e aktiviteteve korruptive ose keqpërdorimeve.
Në të njëjtën kohë e dimë se asnjë reformë nuk mund të ketë sukses pa institucione që janë në harmoni me gjuhën dhe logjikën e BE-së. Prandaj investuam burime serioze në përkthimin e të drejtës së BE-së: mbi 20.000 faqe, me mbështetje shtesë buxhetore prej 35 milionë denarësh për vitin 2025. Por vazhdojmë një hap më tej: me mbështetje nga Komisioni Evropian, po fillojmë projekt-pilot për përdorimin e inteligjencës artificiale në procesin e transpozimit dhe përkthimit. Maqedonia e Veriut është e para në rajon me këtë qasje të avancuar.
Revizioni i dy udhërrëfyesve të cilat janë përcaktues për hapjen e Klasterit 1 – Vlerat themelore: Udhërrëfyesi për sundimin e ligjit dhe Udhërrëfyesi për reformën në Administratën Publike (RAP) po përfundohen, në bashkëpunim me institucionet kompetente dhe Komisionin Evropian. Pasi që të miratohen nga Qeveria, do t’i dorëzohen Komisionit Evropian për vlerësimin e tyre dhe më pas do të përcillen deri te Këshilli (KOELA). Udhërrëfyesi i tretë për institucionet funksionale demokratike është në fazën përfundimtare dhe drafti i parë është dorëzuar deri te Komisioni për vërejtje joformale, por ky udhërrëfyes nuk është përcaktues për hapjen e Klasterit të parë.
Ministria jonë tanimë po funksionon si qendër e vërtetë evropiane – me Akademi për BE-në në përgatitje, me struktura të vendosura për koordinim, monitorim dhe evaluim, me kapacitete për komunikim me publikun dhe me partneritete strategjike. E kemi marrë kryesimin e EUSAIR-it, ndërsa programi ynë për këtë iniciativë makrorajonale tanimë është miratuar dhe aktiv.
Ky është një vit nga puna ime dhe ekipit të ekspertëve në Ministrinë për Çështje Evropiane, dhe tregon se integrimet evropiane nuk janë vetëm synim deklarativ, por politikë e operacionalizuar. Puna jonë mbështetet në fakte, numra dhe ndikim të drejtpërdrejtë tek qytetarët. Me këto rezultate, jo vetëm që e përforcojmë kredibilitetin në vendin tonë, por dërgojmë porosi edhe deri në Bruksel se Maqedonia e Veriut është e gatshme – me kapacitete, me vullnet dhe me vizion.

Ju faleminderit!