Kur e formuam Ministrinë e Sportit, qëllimi ishte që sporti në Maqedoni të fitojë vendin e merituar si një nga fushat më të rëndësishme shoqërore. Një vit më vonë, mund të them lirisht se e kemi arritur qëllimin fillestar dhe pjesën më të madhe të asaj që e vendosëm si prioritet, theksoi ministri i Sportit Borko Ristovski në konferencën e sotme për shtyp në të cilën u prezantua raporti vjetor për vitin e parë që nga themelimi i Ministrisë së Sportit.
Në 365 ditët e kaluara, puna e Ministrisë së Sportit është drejtuar drejt ngritjes së sportit maqedonas në një nivel më të lartë, me fokus në ndërtimin dhe rikonstruktimin e infrastrukturës sportive dhe krijimin e një sistemi të qëndrueshëm në të cilin vlerësohen rezultatet.
Ideja ishte që sporti maqedonas të merrte mbështetje institucionale në nivelin më të lartë, të krijohej një sistem i qëndrueshëm, kritere të qarta dhe një bazë e fortë. Të investohej në sport, t’i jepej një stimul sportit të nivelit të lartë, por edhe të krijohen kushte që çdo fëmijë të mund të merrret me sport dhe të ketë qasje në përmbajtje sportive. Nëse do të thoja se ishte e lehtë, do t’ju gënjeja. Nuk ishte aspak e lehtë ose e thjeshtë të dilet nga qorrsokaku në të cilin ishte futur sporti maqedonas vitet e fundit, me neglizhencë të vetëdijshme, pakujdesi të sistemit dhe vlerave të zhvendosura me qëllim që sporti nga një e mirë shoqërore të shndërrohej në një mjet për fitim personal – tha Ristovski.
Në 12 muajt e fundit, Ministria e Sportit ka vendosur themelet për një politikë të re sportive - transparente, të përgjegjshme dhe të fokusuar në rezultate konkrete.
-Punuam në shtëpi, por gjithashtu e etabluam sportin maqedonas në nivel ndërkombëtar duke vendosur bashkëpunim bilateral me vendet e rajonit. Kemi nënshkruar memorandume bashkëpunimi në fushën e sportit me Serbinë dhe Malin e Zi dhe po e përfshijmë Maqedoninë në projekte të rëndësishme rajonale në fushën e sportit - theksoi ministri Ristovski.
Në llogaridhënien vjetore mbi punën e Ministrisë së Sportit, rezultatet u paraqitën edhe përmes shifrave konkrete.
Si Ministri e Sportit, në 12 muajt e fundit kemi siguruar dhe shpërndarë një shumë rekorde prej 20 milionë euro në mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për sportin maqedonas.
Federatat, klubet dhe sportistët nacional të sporteve tani i marrin këto mjete direkt nga subvencionet shtetërore për sportet dhe mjetet shtesë të ndara ligjërisht nga lojërat e fatit. Në këtë pjesë, i siguruam dhe i paguam subvencionet e prapambetura, të premtuara por të parealizuara nga qeveria e mëparshme në shumë prej 550 milionë denarësh për vitin e kaluar.
Më pas, për 4 muaj në vitin 2025, siguruam dhe paguam edhe 440 milionë denarë si pjesë e parë të subvencioneve shtetërore për sportin për këtë vit. Deri në fund të vitit, subjekteve sportive do t'u paguhet pjesa e dytë e subvencioneve - theksoi Ristovski.
Ndërkohë, mjetet nga lojërat e fatit u shpërndanë gjithashtu në mbështetje të sporteve të nivelit të lartë, sporteve shkollore, sporteve femërore dhe sportistëve të rinj të talentuar.
Sportistët e rinj, si themel mbi të cilin ndërtohet e ardhmja e sportit, janë gjithashtu një nga prioritetet e Ministrisë së Sportit. Në mbështetje të atletëve të rinj të talentuar, Ministria e Sportit ka ndarë 500 bursa "Shpresa Sportive".
Me obligim për t’i respektuar sportistët dhe për t’i vlerësuar rezultatet, nuk u harruan as ata që hodhën themelet dhe dhanë një kontribut të madh në ngritjen e sportit maqedonas dhe promovimin e tij në skenën ndërkombëtare. Me ndryshimet në Ligjin për Sportin, 22 sportistë të dalluar, fitues të titujve evropianë dhe botërorë të klubeve, morën Mirënjohje më të lartë Nacionale Sportive.
-Le të jetë kjo nxitje që në të ardhmen të kemi fitues të rinj të këtij çmimi më të lartë sportiv. Treguam se megjitatë paska qënë e mundur! - theksoi Ristovski.
Në vitin e parë të punës së Ministrisë së Sportit, vëmendje e veçantë iu kushtua zbatimit të projekteve infrastrukturore.
-E kam thënë shumë herë dhe do ta përsëris - nuk mund të kërkojmë rezultate, nëse sportistët nuk kanë ku të stërviten. Nëse fëmijët nuk kanë ku të merren me sport që të vegjël - nuk mund të presim që ata të bëhen sportistë të nivelit të lartë kur të rriten. Ne të gjithë jemi dëshmitarë dhe e dimë shumë mirë se në çfarë gjendjeje është infrastruktura sportive në Maqedoni. Dhe pikërisht për këtë arsye i kemi vënë vetes një detyrë serioze për të bërë një hap përpara në këtë fushë, me qëllim që sportet të jenë në dispozicion për të gjithë - në çdo lagje, në çdo qytet, në çdo shkollë në tërë shtetin - tha Ristovski.
Në fushën e infrastrukturës sportive, Ministria e Sportit ka realizuar disa projekte në 12 muajt e fundit:
Salla sportive në Radovish është rikonstruktuar plotësisht,
Është ndërtuar pistë e re atletike në Gjevgjeli.
Në Novo Sellë ka sallë sportive tërësisht të rikonstruktuar.
Filloi rikonstruktimi i plotë i sallës sportive "Rasadnik" në Shkup, e cila do të përfundojë në tetor të këtij viti.
Ka filluar projekti për ndërtimin e një salle të re sportive në kuadër të Akademisë Ushtarake në Shkup. Gjithashtu vazhdon procedura për rikonstruktimin e plotë të sallës sportive në kuadër të kompleksit universitar të Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi".
Përveç sallave sportive, në 12 muajt e fundit, Ministria e Sportit ka ndërtuar 15 kënde lojërash multifunksionale në zona urbane dhe rurale dhe ka rikonstruktuar 15 qendra të tjera sportive në disa komuna në tërë vendin.
Pas disa vitesh ngecjeje, procesi i ndërtimit të pesë pishinave është zhbllokuar - dy në Shkup - një në komunën e Kisella Vodës dhe një në komunën e Gjorce Petrovit, në Kërçovë, në Manastir dhe në Shtip. Të gjitha këto pesë objekte i trashëguam me realizim nën 20%, pasi kanë mbetur si rrënoja për vite me radhë.
-Në interes të sportit dhe qytetarëve, kemi filluar përfundimin e këtyre objekteve. E kemi zhbllokuar procesin dhe i kemi zgjidhur problemet një nga një. Sot, pesë pishinat janë në një fazë të avancuar të ndërtimit dhe do të vihen në përdorim deri në fund të verës. Përveç kësaj, ka vazhduar ndërtimi i pishinës në Ohër, e cila ishte e pezulluar për nëntë vite, me probleme të pazgjidhura teknike dhe strukturore - tha Ristovski.
Realizimi i investimeve kapitale të Ministrisë së Sportit deri në fund të vitit 2024 arriti në 98.26%.
Në gjashtë muajt e parë të vitit 2025, tashmë është arritur realizim prej 74.32%.
-Ky është vetëm fillimi. Ne i kemi hedhur themelet, po e kthejmë besimin dhe tani kemi detyrimin të vazhdojmë edhe më me vendosmëri. Do vazhdojmë ta forcojmë sportin, të vlerësojmë rezultatet, të respektojmë sportistët dhe punonjësit e sportit dhe të promovojmë vlerat e vërteta. Me qëllim të vetëm që sporti të jetë i arritshëm për të gjithë, ta ngremë sportin maqedonas në një nivel më të lartë, në mënyrë që atletët maqedonas ta përfaqësojnë Maqedoninë me krenari dhe dinjitet në fushat sportive - theksoi ministri Borko Ristovski.
Sporti është e ardhmja – ndërsa të ardhmen e ndërtojmë tani, së bashku.
I ndërtojmë themelet e ndryshimeve. Për kohën tënde që po vjen!