Ministri Durmishi në takim me inspektorët: Disiplina, guximi dhe prani në terren

Ministri i Ekonomisë dhe Punës sot zhvilloi një takim pune me drejtorin, inspektorët dhe punonjësit e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, me qëllim që të shprehë mirënjohje për përkushtimin dhe rolin e tyre në mbrojtjen e konsumatorit, por edhe për t'i inkurajuar ata të jenë më aktivë në terren.

"Jam këtu jo vetëm si ministër, por edhe si një person që beson tek ju - në punën, ekspertizën dhe përkushtimin tuaj të sinqertë. Ju jeni fytyra e shtetit në terren, me çdo inspektim, me çdo raport", theksoi ministri.

Ministria e Ekonomisë dhe Punës mori përsipër përgjegjësine mbi shërbimet e inspektimit me qëllim forcimin e kapaciteteve të tyre dhe kthimin e tyre pranë qytetarëve, dhe rezultatet tashmë janë të dukshme.

"Puna juaj ishte vendimtare në zbatimin me sukses të masave kundër inflacionit dhe rritjes së çmimeve. Ne kemi treguar se shteti di dhe mund të reagojë kur është më e nevojshme", shtoi ai.

Ministri i inkurajoi inspektorët të jenë edhe më të guximshëm dhe më aktivë në terren, por edhe të tregojnë një nivel më të lartë profesionalizmi dhe disipline.

"Rregullsia dhe prania janë themeli i çdo institucioni serioz. Pres dhe besoj se secili prej jush mund dhe do të japë më shumë", tha Ministri, duke theksuar se kontrollet inspektuese nuk janë vetëm një numër, por një sinjal se shteti është i pranishëm - aty ku qytetarët mund të dëmtohen.

Ai theksoi se ngjarja tragjike në Koçan është një kujtesë se sa e rëndësishme është veprimi në kohë dhe i përgjegjshëm, dhe u bëri thirrje inspektorëve të jenë gjithmonë të gatshëm të reagojnë.

"Ne nuk punojmë për veten tonë - ne punojmë për qytetarët. Dhe ata janë gjithmonë të parët për ne. Le të jemi pjesë e zgjidhjes, aty ku janë problemet", tha Ministri.