Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë, sipas të cilave është vërejtur një trend në rritje i eksportit të produkteve bujqësore dhe se si Qeveria do t’i ruajë këto tregues në afat të mesëm dhe të gjatë, deklaroi:
„Kjo është e saktë, kemi rritje të eksportit në pesë muajt e parë, prej afërsisht gjashtëdhjetë - shtatëdhjetë përqind, gjë që është e mirë dhe inkurajuese për bujqit. Është mirë edhe për shtetin, sepse ka deficit më të vogël sa i përket importit të ushqimit.”
“Fokusi ynë si Qeveri është t’i ndihmojmë bujqit, që ata të prodhojnë në mënyrë që të mund të eksportojnë, por edhe të përmbushin nevojat e tryezave të qytetarëve maqedonas. Kështu do të vazhdojmë edhe në të ardhmen, duke planifikuar që sistemi i subvencionimit të jetë i drejtuar tek bujqit e vërtetë. Tek ata që vërtetë prodhojnë, e jo tek ata pak që përpiqen të përfitojnë mbi kurrizin e bujqve. Kështu kemi funksionuar deri më tani dhe kështu do të vazhdojmë të funksionojmë edhe në të ardhmen.”