Nënkryetari i Qeverisë së RMV-së dhe ministër për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, z. Ivan Stoilkoviq, realizoi sot një takim pune me koordinatoren e përhershme të Kombeve të Bashkuara në vend, znj. Rita Kolumbia.
Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive, ku u shkëmbyen mendime për një sërë temash aktuale, me fokus në sfidat politike dhe ekonomike, si dhe në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike në vend. Zëvendëskryeministri Stoilkoviq theksoi rëndësinë e mbështetjes shumëvjeçare nga Kombet e Bashkuara dhe shprehu mirënjohjen për kontributin e tyre në proceset zhvillimore dhe integruese të vendit.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për aktivitetet dhe projektet aktuale që realizohen me mbështetjen e agjencive të OKB-së, ku u theksua bashkëpunimi i shkëlqyer institucional në të gjitha nivelet dhe në fusha të ndryshme.
Në fund të takimit, u shpreh gatishmëria e përbashkët për vazhdimin dhe thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me qëllim nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm, përfshirjes dhe stabilitetit në vend.