Mickoski: Situata me zjarret është nën kontroll të plotë, Armata dhe policia janë të angazhuara në terren, mekanizmi i BE-së është aktivizuar

Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në lidhje me situatën me zjarret dhe si po përballet shteti me situatën, deklaroi se është thirrur mekanizmi i BE-së për ndihmë, por të gjitha kapacitetet në Maqedoni janë mobilizuar për t'u përballur me zjarret dhe situata tani është nën kontroll.

"Kemi 30 ose më shumë zjarre çdo ditë. Dje kishte mbi 50 zjarre. Shumica e tyre ka dyshime të bazuara se janë ndezur me qëllim ose janë shkaktuar nga neglizhenca. Deri më tani, mund të them se në korrik e kemi punën plotësisht nën kontroll. Në funksion janë të gjitha avionët operativë që kanë Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, armat dhe policia. Në funksion janë edhe ato automjete, automjetet speciale, që i përgatitëm, sepse e dinim se çfarë na pret këtë verë. E kemi aktivizuar edhe mekanizmin evropian, i cili është aktivizuar që para disa ditësh", theksoi Mickoski.
Stuhi zjarri ka gjithandej në Evropë,  tha Kryeministri, duke theksuar pjesën mesdhetare.

"Por ta keni parasysh se stuhi të këtillë zjarri ka kudo në Evropë, po flas për pjesën mesdhetare. Në Greqi ka viktima, zjarre të mëdha, lagje të tëra janë të prekura.  Në Turqi ka gjithashtu viktima dhe të plagosur, lagje të tëra, qytete të tëra. Shqipëria, Kosova, Bosnja, Kroacia, Serbia, deri para disa ditësh e di që kishte rreth 240 në ditë. Spanja, Italia, Qiproja gjithashtu.
Pra, në këtë moment nuk ka avionë të lirë që do të ishin pjesë e atij mekanizmi të BE-së që do të ndihmonte. Për momentin, më shumë se 200 pjesëtarë të Armatës janë në terren. Pjesëtarët  e policisë, praktikisht policët, i ngasin ato automjete speciale, "BTR", "Pinzgauer" dhe "Hermelin".  Kështu, ne po organizohemi, puna është nën kontroll. Kjo do të ndodhë gjatë gjithë verës, do të ketë edhenë gusht. Në këtë moment, askund nuk kemi zjarr që është jashtë kontrollit", shpjegoi ai.